Unë përgjithësisht e konsideroj veten një person “të mirë” dhe që fal, por pata një përvojë vitin tim të dytë që ma testoi aftësinë për të falur. Unë dhe shoku im i klasës Met u bëmë grup për të bërë një prezantim mbi letërsinë moderne angleze dhe Meti m’i ngriti nervat që në fillim.
Zakonet e mia të punës prej nazelie dhe kërkueseje binin në konflikt me qasjen spontane të Metit në projekt. Ai ishte shpesh vonë për te diskutimet e planifikuara dhe vazhdimisht linte pas dore detaje që unë i konsideroja të parëndësishme. Për t’i vënë kapakun, ai ishte gjithashtu herë pas here vonë në plotësimin e pjesëve të tij të projektit, pavarësisht mesazheve të mia të furishme për t’ia kujtuar.
Vetëm tre ditë para prezantimit, kuptova se Meti nuk e kishte plotësuar pjesën e fundit, e cila i ishte ngarkuar dhe unë s’po e gjeja dot. Meti më në fund, ngarkoi në përfundim të krijuar nxitimthi, vetëm disa orë para afatit të përfundimit, duke kërkuar ndjesë dhe duke shpjeguar se ishte i zënë me një detyrë tjetër.
Siç e prisja, profesorit s’i pëlqeu prezantimi ynë dhe teksa ai po numëronte pikat e dobëta të skuadrës sonë, unë gëloja nga mëria kundrejt Metit. Por ai s’dukej shumë i shqetësuar dhe dëgjova nga një shoqe se ai ndiente që e kishte bërë mirë pjesën e tij. Duke qenë se nuk kishte ndonjë kënaqësi të mos përfillje një person që mendonte se s’kishte bërë asgjë gabim, unë mbajta një qëndrim njerëzor dhe e përgëzova veten që po tregohesha aq shpirtmadhe me një person që s’e meritonte.
Dy muaj më vonë, në një lëndë tjetër, u bëra grup me Selinën për të bërë një prezantim mbi gramatikën japoneze. Besoja se kisha bërë më të mirën time për t’u përgatitur, por u bë e qartë gjatë pyetje dhe përgjigjeve të skuadrës sonë se unë i kisha keqkuptuar tërësisht disa nga konceptet që po paraqisnim, dhe skuadra jonë përsëri mori një vlerësim të keq. Unë prisja që Selina të mërzitej, duke qenë se ishte padyshim faji im, por në vend të kësaj, ajo më ngushëlloi dhe më ndihmoi të bëja rregullimet e nevojshme për versionin përfundimtar. Gatishmëria e Selinës për të falur më nxiti të kërkoja brenda shpirtit tim, pasi reagimi i saj ndaj dështimit tim ishte në kontrast me mërinë time ndaj Metit.
Duke e menduar këto javët e fundit, kuptova se nuk e kam falur vërtet Metin dhe se nuk e kam përmbajtur veten duke i bërë miqve të mi vërejtje false për të. Teksa Meti ishte vonë, dhe ndoshta, i painteresuar, ishte e qartë se unë mund të isha një studente e pakujdesshme që i shkaktoi dështimin një skuadre. E mendoja veten tolerante dhe të mëshirshme, por reagimi im ndaj Metit më tregoi të kundërtën. Edhe pse unë s’e meritoja mëshirën, Selina ma dha lirisht atë dhe pa mendjemadhësi. U luta që përmes kësaj përvoje të kisha fituar pak nga bujaria e përulur dhe e dashur e shpirtit që vjen duke mësuar që ne jemi të gjithë qenie njerëzore që gabojmë dhe kemi nevojë për faljen e personave përreth nesh.