Kur isha vajzë e vogël, kam dëgjuar se Zoti është i gjithëpranishëm. Kam pasur një ide të turbullt të këtij fakti, si ndonjë energji kozmike, por që atëherë, kam kaluar disa përvojë që e kanë ndryshuar këtë pikëpamje.

Kur isha 18 vjeç dhe jetoja në Londër si studente në fillimet e viteve 1970, nisa ta njihja personalisht Jezusin dhe marrëdhënia jonë nisi të përparojë. Në atë periudhë, dilja për shëtitje të gjata në park vetëm, dhe ndieja sikur dikush po ecte përkrah meje dhe më fliste si një mik i vjetër. Në vend që të ndihesha e vetmuar, ndihesha e mbushur me energji.

Një herë, disa miq nga një klub politik të rinjsh më ftuan për një kongres fundjave në Liverpul. Kam qenë më shumë ndjekëse e kulturës hipi sesa e politikës në atë periudhë, por ishte një mundësi për të vizituar Liverpulin, dhe kostot ishin të mbuluara, kështu që, vendosa të shkoja.

Takimi u mbajt në një ndërtesë ta madhe sportive dhe përfshinte një numër të madh fjalimesh, të cilat i kam harruar tërësisht tashmë. Isha më e interesuar të shikoja vendet e vjetra që frekuentoheshin nga Beatles-at, dhe në pasditen e fundit, binda një shoqe të vinte të eksploronte me mua.

E mbaj akoma mend qiellin e hapur dhe motin e bukur të verës. Ia kalova për mrekulli, por ndërkohë që nisi të binte nata, kuptova se nuk ia kisha idenë në ç’rrugë ishte pensioni ku po qëndroja. Shtëpitë në zonë më dukeshin të gjitha njësoj dhe dhomat që kishim marrë me qira ishin pjesë e shtëpisë së dikujt, kështu që, s’kishte asnjë shenjë dalluese në rrugë.

Shoqja ime filloi të shqetësohej, por unë jo. Në vend të shqetësohesha, ndjeva të njëjtën prani, që më shoqëronte në shëtitjet e mia në park në Londër,  duke më siguruar se gjithçka do të shkonte mirë. Kishim ecur 12 blloqe, kur më foli një zë i vogël përbrenda: Tani, kthehu majtas. U kthyem, dhe së shpejti, pashë pjesën tjetër të miqve me të cilët kisha udhëtuar, duke ndjenjur te dera e jashtme e shtëpisë ku ne po qëndronim. Bibla thotë: “Perëndia është për ne një strehë dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi,” 1 dhe unë në atë moment, sapo e kisha vërtetuar.


  1. Psalmet 46:1