“Fruti i shpirtit është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, dashamirësia, besnikëria, mirësia, vetëkontrolli, mirësjellja. Kundër tyre nuk ekziston asnjë ligj”.1

“Nëse im vëlla më fyen, sa herë duhet ta fal?” pyeti dikush Jezusin para se të jepte një ide optimiste. “Shtatë herë”?

“Jo, shtatëdhjetë e shtatë herë” ishte përgjigja e Jezusit. 2 Me fjalë të tjera, nuk duhet të ndalemi kurrë se faluri.

Pra, kjo është dashuria! Dhe Jezusi nuk e kishte fjalën vetëm për të falur me dashuri dhe durim vellezërit, bashkëshortët apo miqtë tanë të afërt por gjithashtu edhe për të duruar shefat dhe kolegët, vartësit kokëfortë dhe  fqinjët grindavecë–këdo dhe të gjithë në fakt. Kjo bie në kundërshtim me natyrën njerëzore se ky durim dashamirës mund të vijë vetëm nga vetë Zoti.

A nuk ju ka falur Zoti “shtatëdhjetë e shtatë herë”? A nuk ju shton kjo dëshirën ta zgjeroni atë lloj dashurie, mëshire dhe faljeje te të tjerët në mënyrë që edhe ata të mund ta njohin atë dhe të ndjejnë faljen e tij?

“Dashuria është e durueshme dhe plot mirësi”. 3 Shërbëtori i Zotit nuk duhet të grindet, por të jetë i sjellshëm me të gjithë, i aftë për të mësuar, i duruar, duke i mësuar me butësi kundërshtarët. 4

Falja

Shumë njerëz kanë frikë të falin sepse mendojnë se nuk do të mund ta harrojnë të keqen ose se nuk do të mund të nxjerrin mësim prej saj. E kundërta e saj është e vërtetë. Nëpërmjet faljes, e keqja çlirohet nga shtrëngimi emocional që kemi brenda vetes kështu që ne mund të mësojmë prej saj.Nëpërmjet pushtetit dhe inteligjencës së zemrës, çlirimi nga falja sjell një inteligjencë më të madhe për të punuar me situatën në mënyrë më efektive. David and Bruce McArthur, Zemra Inteligjente, 1997

Kur unë fal, nuk e bëj për të mbajtur gjithë peshën gjatë rrugës që kam përpara. E bëj për të nxjerrë gjithë eksplozivin, gjithë arsenalin e inatit dhe hakmarrjes. Nuk më pëlqejnë armiqësitë. 5

Nuk e plotësoj dot këtë kërkesë. Është e gjitha përtej natyrës sime. Unë mund të nxjerr fjalë faljeje por nuk mund t’ju ofroj një qiell blu, të pastër e të ndriçuar pa as edhe një prekje të vogël stuhie diku.

Por Zoti i mirësisë mund ta bëje për mua. Ai mund ta ndryshojë motin tim. Ai mund të krijojë nje klimë të re. Ai mund të “përtërijë shpirtin e duhur brenda meje,”6  dhe në atë atmosferë të re nuk mund të jetojë asgjë që përpiqet të helmojë dhe shkatërrojë. Mëritë duhet të zhduken dhe hakmarrja duhet t’ia lërë vendin vullnetit të Zotit, prania e fortë gjeniale që bën vend në zemrën e re.—John Henry Jowett (1864–1923)


  1. Galatasve 5:22–23
  2. Mateu 18:21–22
  3. 1 Korintasve 13:4
  4. 2 Timoteut 2:24–25
  5. Levitiku 19:17–18
  6. Psalmet 51:10