Një nënë, çoi një herë, djalin e saj i cili sapo kishte filluar të mësonte t’i binte pianos, për të dëgjuar pianistin e famshën të botës Jan Paderewski në koncertin e tij. Pasi një nga punonjësit i shoqëroi te vendet e tyre, e ëma pa në sallë një shoqen e saj dhe shkoi ta përshëndesë. Djali i vogël, duke vështruar me kujdes, mendoi se kjo ishte mundësia e tij për të zbuluar mrekullitë e asaj salle koncertesh. Duke hulumtuar, sytë i shkuan te një derë në të cilën shkruhej “NDALOHET HYRJA.” Kur dritat u shuan dhe ishte gati të fillonte koncerti, e ëma u kthye në vendin e saj, por pa se i biri nuk ndodhej aty. Papritur, perdet u hapën dhe dritat e prozhektorëve u drejtuan mbi pianon mbresëlënëse që ndodhej në skenë. E trembur, nëna pa djalin e saj të ulur pranë tastierës, duke luajtur plot ëmbëlsi ninullën e njohur “Shndrrit, Shndrrit o yll i vogël.” 1. Në atë moment Paderewski hyri në skenë, u afrua me shpejtësi pranë pianos dhe i pëshpëriti në vesh djaloshit, “Mos u ndal. Vazhdo të luash.”
Më pas Paderewski u përkul mbi piano, zgjati dorën e majtë dhe nisi të luajë pjesën e basit. Shumë shpejt, zgjati edhe krahun e djathtë në anën tjetër të djaloshit dhe shtoi një tjetër pjesë. Së bashku, djaloshi fillestar dhe mjeshtri profesionit shëndrruan një situatë frikësuese në një përvojë të mrekullueshme origjinale. Audienca u magjeps.
Kështu ndodh edhe me Atin tonë qiellor. Ajo që mund të arrijmë me forcat tona nuk mund të jetë e përkryer. Ne bëjmë të pamundurën, por rezultatet nuk janë gjithmonë të kënaqshme, si një melodi e rrjedhshme. Por me ndihmën e Mjeshtrit, puna e jetës sonë mund të jetë vërtetë e bukur.
Herën tjetër që do të vendosni të përmbushni një objektiv madhor, dëgjoni me kujdes. Ju do të dëgjoni zërin e Mjeshtrit që ju pëshpërit në vesh, “Mos u ndal. Vazhdo të luash.” Ndjejini krahët e Tij të ngrohtë rreth jush. Mendoni që duart e Tij të forta janë aty, për t’ju ndihmuar juve të shëndrroni përpjekjet e pafuqishme në kryevepra të vërteta. Mos harroni, Zoti nuk thërret ata që janë të pajisur me gjithçka; Ai pajis të thirrurit. Për sa kohë jepni më të mirën nga vetja për të bërë atë çka është më e mira edhe për Atë, Ai do të jetë gjithmonë aty për t’ju dashur dhe për t’ju udhëhequr të arrini gjëra të mëdha.
Sa më shumë t’ia besojmë veten tonë Zotit, aq më vetvetja bëhemi – sepse Ai na krijoi. Ai na zbuloi. Ai zbuloi të gjithë njerëzit e ndryshëm që ju dhe unë synonim të ishim. Kur i drejtohem Krishtit, kur i dorëzoj Atij personalitetin tim, vetëm atëherë nis të kem një personalitet vërtetë timin.—C. S. Lewis (1898–1963)
- Twinkle, Twinkle, Little Star ↑