Në një nga ato ditët e lavdishme të verës që të bëjnë zemrën të këndojë, familja jonë shkoi për një shëtitje në Bodnant, një kopësht i famshëm botanik në Uellsin Verior. Kaluam orë të tëra duke eksploruar 80 akër (4047 m katror) lëndina dhe brezare; duke u larë në një ujëvarë ngjyrash dhe aromash kur ecnim mes asheve, tulipanëve dhe zambakëve; duke admiruar pemët gjedhe që zgjateshin lart për të prekur qiellin e kaltër, në largësinë e kufizuar nga malet e Snoudonias.
Pas shëtitjes, ishim gati për të ngrënë drekë dhe u ulëm për të shijuar piknikun tonë me sanduiçë të përgatitura me djathë, proshutë dhe domate.
Prandaj, mund të kemi thënë ndonjë fjalë vlerësimi për Xhon Montagun. Ai ishte një Lord Britanik i Admiraliatit të shekullit të tetëmbëdhjetë. Historia tregon se ai ndonjëherë ishte shumë i zënë për të ngrënë vaktet, kështu që i kërkonte shërbëtorëve të tij t’ia sillnin mishin brenda dy fetave buke, në mënyrë që ai të mund ta hante në tryezën e tij të punës. Titulli i tij zyrtar ishte Konti i Sanduiçit, dhe në këtë mënyrë lindi “sanduiçi”.
Buka është ushqimi që më shumë përmendet në Bibël. Lehem, fjala hebraike për “bukë” në Dhjatën e Vjetër, përdoret 295 herë. Në Dhjatën e Re, fjala greke është artos, dhe ajo përdoret 98 herë. Ata duhet t’i kenë përgatitur bukët nëpër gurë të sheshtë ose nëpër tiganë hekuri, ndoshta në ndonjë furrë; ato duhet të kenë qenë të sheshta dhe të forta, ose të pjekura pas ardhjes së brumit.
“Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme,” na mësoi Jezusi të luteshim. 1 Sigurisht që, ne kemi më shumë rëndësi sesa vetë buka, termi “ushqimi i jetës” mund të jetë më i saktë, si në kuptimin e parë, edhe në atë të figurshëm. Ne nuk “rrojmë vetëm me bukë,” por “me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë.” 2
Zoti na ushqen trupin, mendjen dhe shpirtin. Plotësimi i nevojave tona, qoftë në kuptimin e parë të fjalës, qoftë në nivelin shpirtëror, është një tjetër nga gjërat që na gëzon.
* * *
Ai bën që të rritet bari për bagëtinë,
dhe bimësia në shërbim të njeriut,
duke nxjerrë nga toka ushqimin e tij:
dhe verën që gëzon zemrën e njeriut,
vajin që bën të shkëlqejë fytyra e tij,
dhe bukën që i jep forcë zemrës së njeriut.
—Psalmi 104:14–15 NIV