Gjatë pantonimës, aktori luan në heshtje ndërkohë që audienca mendon se “kë” përfaqëson ai ose ajo. Aktorët për Krishtlindjet e para mund të jenë paraqitur kështu:

[Tëçuditur dhe disi të shqetësuar]

Maria: “Engjëllii tha {Marisë]: ’Përshëndetje, o hirplotë, Zoti është me ty; e bekuar je ti ndër gratë!’
Por kur ajo e pa, ishte shumë konfuze nga fjalët e tij”(Luka 1:28-29).

[Të qetë dhe bindës]

Engjëlli Gabriel:“Pastaj engjëlli i tha asaj, ‘Mos ki frikë Mari, sepse ti je e përzgjedhura e Zotit. Dhe ti do të mbetësh shtatzënë dhe do të sjellësh në jetë një Djalë, dhe do ta quash Jezus’”(Luka 1:30–31).

[Kërcen lart e poshtë nga gëzimi]

Gjon Pagëzori ende i palindur, brenda në barkun e nënës së tij Elizabetë: “Kur Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Marisë, fëmija i kërceu në bark.” (Luka 1:41).

[E kënaqur]

Elizabeta: “Elizabeta ishte mbushur me Frymën e Shenjtë. Atëherë ajo thërriti me zë të lartë dhe tha: ‘e bekuar je ndër gratë dhe bekuar është fryti I barkut tënd.’” (Luka 1:41–42)

[I vendosur]

Jozefi: “Jozefi u nis nga Nazareti për në Betlehem; për t’u regjistruar me Marinë, të fejuarën e tij, e cila qe shtatzënë.”(Luka 2:4–5).

[E çliruar dhe e lumtur]

Mary: “Ajo solli në jetë Djalin e saj të parë”(Luka 2:7)

[Të frikësuar]

Barinjtë: “Tani në të njëjtin vend kishte barinj që jetonin jashtë nëpër fusha, duke ruajtur kopenë e tyre gjatë natës. Dhe, një engjëll i Zotit qëndroi para tyre, dhe lavdia e Zotit ndriçoi përreth dhe ata u frikësuan pa masë.” (Luka 2:8–9)

[Të gëzuar]

Engjëjt: “Papritur me engjëllin u bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Zotin duke thënë: ‘Lavdi Zotit, në vendet më të larta dhe paqe mbi tokë, dhe mirësi për njerëzit!’” (Luka 2:13–14)

[Kureshtarë]

Barinjtë, pasi dëgjuan mesazhin e engjëjve: “Dhe ndodhi që, kur engjëjt u larguan prej tyre për në qiell, barinjtë i thanë njëri-tjetrit, ‘Le të shkojmë në Betlehem të shikojmë këtë gjë që ka ndodhur, të cilën Zoti na e bëri të ditur.’ Dhe ata shkuan me nxitim dhe gjetën Marinë dhe Jozefin, dhe Foshnjën në një grazhd.” (Luka 2:15–16)

[Zemërgjërë]

Zoti: “Sepse, Zoti e donte aq shumë botën, sa Ai dha Djalin e Tij të vetëmlindurin, që kushdo që beson në Të, të mos humbasë, por të jetojë përjetësisht.”(Gjoni 3:16)