Sapo isha transferuar në një vend të ri me bashkëshortin dhe familjen. Kjo do të thoshte shkollë e re për fëmijët dhe punë e re për bashkëshortin tim. Ishte një periudhë e vështirë përshtatjeje për të gjithë ne, por unë në veçanti po e ndjeja më shumë peshën. Edhe martesa ime po e ndjente gjithashtu. Kishte shumë çështje që unë dhe bashkëshorti im nuk po i diskutonim më, sepse e dinim që do na çonin në debate.

Por pastaj njoha Tonin.

Toni ishte fqinja që banonte ngjitur me ne. Ajo kishte fëmijë të vegjël, dhe bashkëshorti i saj punonte me raste. Ajo ishte ngjitësi që mbante familjen të bashkuar. Dhe kjo për të ishte punë me kohë të plotë.

Por ama, ajo gjithmonë gjente kohë për mua. Sa herë që gjërat përkeqësoheshin në shtëpi, unë e dija që gjithmonë mund t’i drejtohesha Tonit.

Trokisja në derën e saj, dhe ajo më ftonte brenda me një buzëqeshje mikpritëse. Ajo ndalonte çdo gjë që ishte duke bërë dhe ulej me mua, duke më lejuar të zbrazja gjithë problemet dhe shqetësimet e mia. Pastaj bënte gjënë më të mirë që mund të bëjë një shoqe. Thjesht, por me gjithë zemër, lutej për gjithë barrën që i kisha ngarkuar dhe ia linte në dorë të gjithën Zotit.

Në këtë mënyrë mësova sekretin sesi Toni ishte gjithmonë aq e qetë, dhe se ku e gjente durimin të më dëgjonte gjithmonë. Në vend që të mbante problemet e mia së bashku me të sajat, Toni kishte mësuar t’ia jepte barrën e saj Zotit dhe të linte Atë t’i mbante. 1

Zoti dhe Fjala e Tij ishin një pjesë e vërtetë e jetës së saj. Ato e ndihmuan atë në kohë të vështira dhe gjithashtu i dhanë aftësinë të ndihmonte të tjerët në nevojë, si unë.

Që atëherë, Toni dhe unë kemi marrë rrugë të ndryshme. Fëmijët tanë janë rritur dhe unë e bashkëshorti im jemi lidhur përsëri. Por nuk do e harroj kurrë mirësinë e saj, kur gjente gjithmonë kohë për mua.

Duke u rikthyer në kohë, mund të shikoj se ajo më ndihmoi shumë të merrja vendimet e duhura në një pikë kthese në jetën time. Isha si ai burri i lënë në mes të rrugës, i shkatërruar emocionalisht dhe i grabitur, dhe Toni ishte si Samatariani i Mirë që më shpëtoi.


  1. Shih Psalmet 55:22.