E dije që parkingjet në mesnatë mund të jenë shumë romantike? Po flas për romancën që përjetova me Jezusin teksa po bëja ecje në parking.
Kisha nevojë të bëja ushtrime të përditshme dhe kisha vetëm dy mundësi: ose të shkoja në palestrën me kondicioner, ose të ecja në rrugët e ngrohta. Meqenëse ftohem lehtë, zgjodha të eci jashtë në të nxehtë.
Gjithsesi, zbulova se edhe unë kam një limit të nxehtësisë që mund të duroj. Pra, meqë ishte një periudhë shumë e nxehtë e vitit, m’u desh të prisja derisa u freskohej jashtë, gjë që ndodhi afër mesnatës.
Do të dilja për t’u ushtruar, kur ambient ishte i qetë dhe thuajse të gjithë ishin shtrirë për të fjetur. Duke qenë se ishte vonë dhe unë nuk e njihja mirë zonën, qëndrova në parking, ku kishte ndriçim të mirë dhe roje sigurie. M’u deshën pesë minuta të bëja xhiron e plotë të parkingut duke ecur dhe unë e përsërisja rrethin për të ecur sa më shumë.
Roja i sjellshëm më siguroi që do të isha e sigurt të ushtrohesha në parking. Ai ishte si një kujtesë e dukshme e pranisë së Zotit, gjithmonë afër dhe ngushëllues. Unë mund të çlodhesha dhe të shijoja ecjen, duke ditur se roja, Zoti dhe engjëjt e tij ishin në detyrë.
Po i kthehem mendimit tim të parë: Ç’pati romantike ky parking? Ishte koha ime personale, duke folur me Jezusin, i Atij që ma njeh zemrën, më mirë seç e njoh unë vetë. Ishte qetësi e plotë, nuk kishte shpërqendrime, dhe shumicën e kohës, nuk ma tërhiqte gjë tjetër vëmendjen përveç hënës, e cila vetëm e përmirësonte këtë përvojë.
E po, ndonjëherë hasja ndonjë lepur, i cili ndalonte në bar, teksa unë kaloja. Ai nuk dukej i trembur, vetëm kureshtar. Ai qëndroi zgjuar deri vonë, njësoj si unë.
Më duhet ta pranoj, nuk janë makinat gjëja që unë parapëlqej të shoh. Nga ana tjetër, makinat më dhanë arsye për të lëvduar Jezusin, teksa ecëm përgjatë gjithë lehtësive dhe zgjidhjeve pa të cilat jeta moderne nuk do të ekzistonte.
Makinat jo tërheqëse mënjanoheshin nga bukuria natyrale e pemëve që rriteshin përgjatë murit, që rrethonte pronën. Dritat e sigurisë të parkingut ndriçonin te gjethet, duke u dhënë atyre një pamje si prej dantelle dhe plot me pupla, si dhe një ngjyrë të butë, të artë. Efekti i dritave që shkëlqenin përmes pemëve ishte delikate, thuajse magjike. Kontrasti mes errësirës dhe dritës së artë shkaktonte një efekt special, që mund të vlerësohej vetëm natën.
Ditën, gjërat mund të dukeshin kaq të vrazhda e të zymta dhe pragmatike dhe utilitare, por kur errësira e qetë bashkohet me dritat e buta, gjithçka ndryshon. Kombinimi duket sikur thekson dhe shton bukurinë ekzistuese. Të metat nuk janë zhdukur; ato janë ende aty dhe do të shfaqen prapë në kohë të mirë, por errësira mikpritëse i mbulon ato mjaftueshëm për të na ndihmuar t’i vlerësojmë këto bukuri, që ndonjëherë s’i vëmë re gjatë ditës. Dashuria e Zotit është kështu. Për mua, ishte një ilustrim i mënyrës se si Jezusi sheh bukurinë brenda nesh dhe zgjedh të mos i vërë re të metat tona.
Një natë, dëgjova një zog këngëtar, vetëm një herë. Nuk e dëgjova më. Ishte një koncert i bukur, ai interpretoi këngë të ndryshme, një dhuratë e veçantë që Lordi im gjithmonë i matur dhe i kujdesshëm donte që ta shijoja.
Kur unë ecja rreth e përqark këtij parkingu natën, e mbaja MP3 me vete me gjithë gjërat më interesante për t’u dëgjuar, prapë rrallëherë e ndizja, sepse kjo ishte “koha ime me Jezusin” dhe unë ndieja thirrjen e Tij të dashurisë.
Unë dhe Ai flisnim për shumë gjëra. Ai më kujtoi që bukuria mund të gjendet edhe nëpër parkingje, kur Ai është atje. Ai më siguroi se në çfarëdo rrethanash ta gjejmë veten, së bashku, mund të nxjerrim diçka të mrekullueshme nga to.