Ke vendosur ndonjëherë një kërcell selino në ujë të ngjyrosur? Ajo çka ndodh është që selinoja fillon të ndryshojë ngjyrë si uji ku është futur, nëpërmjet rrënjës. Duhen nja dy ditë për ta parë ndryshimin, por së shpejti, kërcelli i selinos do të marrë ngjyrën e ujit në të cilin ndodhet. Selinoja përthith shumë shpejt çdo helm dhe pesticid në ajër apo në dhé.
Edhe shpirtrat tanë punojnë në këtë mënyrë. Burimi i ushqyerjes sonë ose në hyrje, apo çfarëdo gjëje ne e ekspozojmë veten, do të na influencojë për mirë apo keq. Jemi vazhdimisht të ekspozuar ndaj informacioneve, përmes Internetit, filmave, muzikës, librave, dhe sigurisht, përmes njerëzve që ne ndër veprojmë. Gjithsesi, si na influencojnë këto gjëra nuk është gjithmonë e dukshme si efekti i ujit te selinoja.
Disa gjëra duken të padëmshme, ose madje, të mira, por ato përfundojnë duke pasur një efekt negativ. Gjëra të tjera mund të jenë përsosmërish të kënaqshme dhe tëjenë të padëmshme, ato madje mundet edhe të ushqejnë mendjen tonë dhe të përmirësojnë aftësitë dhe njohuritë tona. Por gjithsesi munden të mos e ushqejnë shpirtin tonë me vlerat ushqyese që ka nevojë për të lulëzuar.
Mbreti Solomon ishte një nga njerëzit më të pasur në botë në periudhën e tij. Ai ishte qasje thuajse kudo donte, dhe duket se u përpoq të arrinte gjithçka shëndeti i tij mund të siguronte, por në fund, doli në përfundimin se gjithçka është “Kotësi e kotësive”!” 1
Ja pse Jezusi na thotë ta pranojmë, ta bëjmë Atë burimin tonë. 2 Ai na ofron ujin e jetës, ujin e vetëm që nuk do ta lërë kurrë shpirtin tonë të etur. Psalmi i parë thotë se ai që adhuron mënyrën e Zotit dhe Fjalën e Tij “është si pemë e mbjellë buzë rrjedhës së ujërave, që frytin e jep në stinën e vet dhe gjethja nuk i vyshket.” 3
Le t’i ngulim rrënjët tona fort buzë rrjedhës së ujërave të lumit.