Të vdesësh është si të zbresësh në një breg të qetë
Ku nuk ka dallgë edhe stuhi
Ku marrim një ledhatim si shenjë se kjo jetë kaloi
—Sir Samuel Garth (1661–1719)
Është e pamundur që diçka kaq normale, kaq e pashmangshme dhe kaq universale siç është vdekja, të jetë interpretuar nga Zoti si një e keqe për njerëzimin.—Jonathan Swift (1557–1745)
Ne e shohim vdekjen si shkatërrimin tonë; le ta shohim Krishtin si shpëtimin tonë. Ne e shohim vdekjen si fundi i gjithçkaje; le ta shohim jetën si fillimin e gjithçkaje. Ne mendojmë për ç’ka humbim; le të mendojmë për atë që fitojmë. Ne mendojmë për ndarjen, le të mendojmë për bashkimin. Ne mendojmë për ikjen; le të mendojmë për mbërritjen. Dhe ndërsa zëri i vdekjes pëshpërit, “Ti duhet të largohesh nga toka,” le të dëgjojmë zërin e Krishtit që thotë, “Ti po vjen tek Unë!”—Norman Macleod (1812–1872)
Le të mendojmë të dashurit e mi rreth asaj që Zoti na tregon vazhdimisht se do ketë ringjallje në të ardhmen, nga e cila Ai ka bërë Zotin tonë Jezu Krishtin frytin e parë. Le të mendojmë për ringjalljen, që ndodh çdo stinë para syve tanë. Ditët dhe netët na tregojnë një ringjallje. Nata ikën dhe vjen dita; pastaj sërish dita largohet dhe vjen nata. Le të shohim frytet e tokës. Fara është mbjellur. Ajo ka rënë në tokën e thatë dhe të zhveshur; dhe shpërbëhet me kohën; dhe nga shpërbërja fuqia e Zotit e rrit sërish; dhe nga një farë e vetme dalin shumë të tjera, të cilat më pas japin fryte.—Shën Klementi i Romës (vdekja viti 99)
Çfarëdo që ekziston brenda nesh, qoftë ndjenjë, mendim apo dëshirë, është diçka qiellore, hyjnore dhe për rrjedhojë e pavdekshme.—Aristoteli (384–322 BC)
As të gjitha hollësitë e metafizikës, nuk mund të më bëjnë të dyshoj për përjetësinë e shpirtit dhe ndërhyrjes hyjnore. E ndjej, e besoj, e dëshiroj, e shpresoj dhe do ta mbroj deri sa të kem frymë. —Jean-Jacques Rousseau (1712–1778)
Toka është bota e të vdekurve: ne duhet ta shtrijmë vizionin drejt Parajsës, e cila është bota e të gjallëve.—Bishop George Horne (1730–1792)
Do të dëgjoj në Parajsë.—Fjalët e fundit të Ludwig van Beethoven (1770–1827)
Nëse Zoti e ka bërë këtë botë plot mëkat dhe vdekje kaq të bukur, imagjinoni sa e mahnitëse dhe e pakrahasueshme do të jetë parajsa!—James Montgomery (1771–1854)