Ndërkohë që po lundroja në internet, rastësisht më doli para një test “Botëkuptimi Pozitiv”. Unë e konsideroj veten një person goxha pozitiv. Gjithmonë ka vend për t’u përmirësuar, por isha kureshtar të dija a kisha të drejtë. Meqenëse testi do të më merrte vetëm disa minuta kohë, i plotësova përgjigjet.
Kur u shfaq rezultati, nuk u befasova. Fillonte me një fjali që vinte në dukje tendencën time për t’u shqetësuar së tepërmi, dhe një tjetër zakon të keq timin që i kushtoj shumë kohë dhe vëmendje rezultateve më të këqija. Por përfundimi ishte inkurajues: “Në përgjithësi, ti e sheh rrallëherë botën si një vend të përvojave dhe ngjarjeve të këqija. Ti priresh të besosh që në fund, gjërat dalin mirë.”
Duke lexuar fjalën e fundit, vura buzën në gaz. Pavarësisht vështirësive dhe vuajtjeve, unë besoj vërtet se gjërat do të dalin mirë në fund. Si? Nuk e di, por e di që do të dalin mirë. E di pasi kam besim se Zoti kujdeset për ne, dhe se Ai e mban fjalën e Tij. Kur Ai premton se do të më mbështesë deri në fund, unë e di që Ai do e bëjë.
Nuk kam besuar gjithmonë tek Ai, dhe as nuk kam besuar gjithmonë se gjërat do të dalin mirë. Ishin ditë të mbushura me tension, lot, dhe ankth, kur ndihesha e dërmuar nga pesha e gjithë botës në shpatullat e mia. Thosha se pasiguritë për jetën time, shëndetin tim, financat e mia, familjen dhe të ardhmen time ishin shumë të mëdha për t’i përballuar e vetme, por ende nuk e zbulova zgjidhjen, derisa gjeta Zotin dhe besimi im u rrit duke lexuar Fjalën e Tij.
Një i njohuri im ka shëndet të keq. Jo thjesht probleme të vogla gripi apo të ftohuri, por probleme të mëdha që e detyruan të qëndronte nën vëzhgim të rreptë mjekësor përgjatë 10 viteve të fundit.
Fatkeqësisht, besimi ishte gjëja e fundit që i binte ndërmend. “ Nuk kam nevojë për Zotin,” më tha. “Mund ta mbaj barrën i vetëm!”
Por ai nuk mundej. Nuk duhet ta bënte, por pasi mendonte kështu ishte e nevojshme, jeta e tij ishte një luftë më e vështirë nga ç’duhet të ishte.
Unë nuk jam një person më i mirë se ai. Nuk jam më i zgjuar, më i duruar, apo më këmbëngulës. Por unë kam diçka, të cilën ai nuk e ka.
Kam besimin se Zoti përkujdeset për mua.
Dhe ky është çelësi.