Lojërat Olimpike 2016 të verës që u mbajtën në Rio de Zhaneiro, në Brazil, patën disa momente vërtet emocionuese. Atletë nga 28 sporte dhe 41 disiplina na mahnitën me talentet, guximin, këmbënguljen dhe fuqinë e tyre fizike dhe mendore. Por për mendimin tim, ishte një aspekt tjetër i këtyre konkurseve olimpike që ndriçuan më fort se medaljet, roli që besimi luajti në jetët dhe karrierat sportive të shumë prej pjesëmarrësve.

Unë jam një admirues i zjarrtë i Lojërave Olimpike. Për vite më radhë tashmë, i kam parë Lojërat Olimpike dhe mund të dëshmoj se gjatë lojërave të fundit, kam dëshmuar më shumë shprehje besimi nga garuesit se kurrë më parë. Le të shohim disa prej tyre.

Atletja etipiane Almaz Ayana çuditërisht mposhti rekordin për pistën 10 000 metra me 14 sekonda. Aq e pabesueshme qe shkathtësia e saj saqë u ngritën menjëherë dyshime se kishte mashtruar. Por atletja me qetësi pohoi, “Dopingu im është stërvitja ime dhe Jezusi. Asgjë tjetër, jam e pastër si kristali.”

Historia e notarit Majkëll Felps ishte ikonë. Edhe pse ai kishte shënuar fitore të papara më parë në Lojërat e mëparshme Olimpike, ai u zhgënjye aq shumë saqë tentoi vetëvrasjen. Po përjetonte kohë të vështira kur një mik i dha një kopje të një libri të vlerësuar në shkallë të gjerë, të autorit të krishterë Rick Warren, The Purpose-Driven Life (Të jetosh me synime). Shpresa iu rikthye dhe jeta e tij u kthye suksesshëm në shteg, me një lidhje të sapo-gjetur me Zotin.

Shumë pak parashikuan një medalje argjendi për boksierin kolumbian të peshave të lehta, Yuberjen Martínez. Kur e intervistuan mamanë e tij në lidhje me rezultatin e të birit, ajo shpjegoi se vite më parë, ajo i tha Zotit, “Ta jap Ty këtë fëmijë. Bëj me të, si Të duash.”

Jamaican Omar McLeod fitoi garën 110 metra të vrapimit me pengesa me një diferencë të mirë, duke u lutur, ndërkohë që kaloi vijën e mbërritjes, duke bërtitur, “Faleminderit, Jezus!”

Simone Manuel vendosi një rekord të ri olimpik në garën e notit sipas stilit të lirë. Ajo ishte gruaja e parë afro-amerikane që fitoi një medalje të artë në një konkurs individual noti. Pas garës, ajo tha: “Gjithçka që mund të bëj, është falë lavdisë së Zotit.” Një tjetër notare premtuese amerikane, që fitoi disa medalje të arta është Katie Ledecky. Ajo pretendoi “besimi është pjesë e imja.”

Skuadra e ragbi të ishujve Fixhi fitoi medaljen e parë të artë në historinë e vendit të tyre, kur mundën të gjithë konkurrentët e tyre të fortë, duke përfshirë këtu edhe Anglinë me një rezultat 43 me 7. Në fund të lojës, skuadra u bashkua për të kënduar himnin që përfshin vargun, “Me gjakun e Qengjit dhe Fjalën e Lordit, ne ia dolëm mbanë.”

Pse është besimi kaq i rëndësishëm në sporte? Unë mendoj se ka të bëjë me qëndrueshmërinë, ekuilibrin, mirëqenien, dhe optimizmin që siguron. Në fakt, kjo është e vërtetë për çdo sfidë që ne ndërmarrim. Bibla përsërit këtë; autori i psalmeve këndoi, “Perëndia është ai që më rrethon me forcë dhe që e bën jetën time të përsosur. Ai i bën këmbët e mia të ngjashme me ato të sutave.” 1 “Lum ata që e vënë forcën e tyre te ti dhe kanë në zemër rrugët e tua!” 2 “Fuqia i përket Perëndisë.” 3

Kur pranojmë dobësitë dhe mangësitë tona, jemi të hapur të marrim fuqi nga Zoti. “Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit. Të rinjtë mundohen dhe lodhen, të rinjtë e zgjedhur me siguri pengohen dhe rrëzohen, por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.” 4 Çfarë premtimi të kërkojmë para një konkursi? Besimtarët e dinë këtë sekret. Ne japim gjithë  përpjekjet humane që mundemi dhe pjesën tjetër e lëmë në duart e Zotit. “Kali është gati për ditën e betejës, por fitorja i përket Zotit.” 5

Apostulli Paul shpesh e krahasonte jetën e krishterë me një garë. Është ajo çka mund ta quajmë atletikë shpirtërore. “Vëllezër,” tha ai, “sa për vete, nuk mendoj se e kam zënë, por bëj këtë: duke harruar ato që kam lënë pas dhe duke u pritur drejt atyre që kam përpara, po rend drejt synimit, drejt çmimit të thirrjes së lartme të Perëndisë në Krishtin Jezus.” 6

Me shumë gjasa, suksesi i atletëve që shfaqin besim, apo të secilit prej nesh që mbështeten te Zoti për sipërmarrjet tona, është falë faktit që kemi synime qiellore që nuk kufizohen nga nderimet tokësore. Kjo na sjell ndërmend fjalët e apostullit:

“a nuk e dini se ata që vrapojnë në pistë, vërtetë vrapojnë të gjithë, por vetëm një e fiton çmimin? Vraponi në mënyrë që ta merrni. Dhe kushdo që merr pjesë në garë konton veten në të gjitha; dhe ata e bëjnë këtë për të marrë një kurorë që prishet, kurse ne për një kurorë që nuk prishet. Unë, pra, vrapoj, por jo sikur jam i pasigurt; kështu luftoj, por jo sikur rrah erën; madje e mundoj trupin tim dhe e nënshtroj, se mos, pasi t’u kem predikuar të tjerëve, të bëhem i përjashtuar.” 7

“Prandaj, edhe ne, duke qenë të rrethuar nga një re kaq e madhe dëshmitarësh, duke hedhur tej çdo barrë dhe mëkatin që na qarkon vazhdimisht duke na joshur, le të rendim me durim në udhën që është para nesh, duke i drejtuar sytë te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit.” 8


  1. Psalmet 18:32–33
  2. Psalmet 84:5
  3. Psalmet 62:11
  4. Isaia 40:29–31
  5. Fjalët e urta 21:31
  6. Filipianëve 3:13–14
  7. 1 Korintasve 9:24–27
  8. Hebrenjve 12:1–2