Mësuesi im i muzikës ishte mbi 70 vjeç, i sjellshëm, tradicional dhe disi nazeli. Por ai kishte një mënyrë për të të bërë të ndiheshe i veçantë. Ai gjithmonë të merrte seriozisht dhe shprehte interes për planet dhe dëshirat e tua, për të ardhmen. Po të të pyeste “Si je?” Kuptova me kalimin e kohës se ai donte vërtet një përgjigje përtej “Mirë” dhe s’do e kishte fare problem të dëgjonte një plan të çdo dite të javës tënde dhe asaj që kishe bërë.

Edhe pse isha e guximshme dhe energjike, ai buzëqeshte me deklaratat e mia të pamatura dhe emocionimin e tepruar. Ai thoshte se kjo tregonte se isha një person me iniciativë udhëheqëseje dhe do të arrija shumë.

Ai më mësoi shumë gjëra, por një nga gjërat më të mëdha që mësova prej tij ishte se si të bëja një kompliment. Ja disa nga pika, që i kam vërejtur prej tij:

  • Ai jepte komplimente rastësisht, por ato do të ishin gjithmonë të personalizuara dhe specifike. Asgjë e bukur që ai thoshte, nuk ishte për mirësjellje apo “detyrë” shoqërore. Ndiheshe sikur ai preferonte mos thoshte asgjë se sa diçka të përgjithshme ose të pakujdesshme.
  • Shumica e komplimenteve që bënte ishin një njohje e disa përpjekjeve ose karakteristikave pozitive që ai donte që studentët e tij të shfaqnin. Edhe kur të komplimentonte një veshje, thoshte diçka që tregonte mendimin dhe respektin për veten që përfshihej në përkujdesjen për veten.
  • Ai bënte komente komplimentuese për njerëzit, pavarësisht nëse ata ishin aty për ta dëgjuar apo jo. Kjo ishte një mënyrë për të kuptuar vërtetësinë dhe sinqeritetin e tij, sepse ai nuk po e bënte këtë për të goditur egon e njerëzve ose vetëm për t’i bërë ata të ndiheshin mirë me veten e tyre, por sepse ai sinqerisht vlerësonte diçka tek ta ose i pëlqente diçka që ata bënin.
  • Nëse ai dëgjonte dikë tjetër të thoshte diçka pozitive për ty, gjithmonë do t’i transmetonte ato që kishin thënë. Nga ana tjetër, nuk e kam dëgjuar asnjëherë të thotë apo të përsërisë ndonjë gjë negative.

Sekreti i tij ishte se ai ishte thjesht i interesuar për njerëzit dhe mjaft i përulur për t’i kushtuar kohë. Dhe duke e bërë këtë, ai krijoi një rrjet njerëzish, si bashkëmoshatarë ashtu edhe nxënës, që e donin. Ai kurrë nuk foli për shumë gjëra që nuk kishin lidhje me muzikën; ai sigurisht që nuk jepte mësime apo leksione për ndonjë gjë tjetër, por nëse studentët e tij u bënë muzikantë, mësues, mjekë, sportistë, pastorë apo inxhinierë, ne të gjithë bëheshim më të sjellshëm për shkak të komplimenteve të tij.

Nëse nuk keni përjetuar ende një marrëdhënie personale me Jezusin, Ai dëshiron të bëhet një pjesë shumë reale e jetës suaj, si këtu, tani dhe përgjithmonë në përjetësi. Ju mund ta filloni atë marrëdhënie me Të, bërë këtë lutje:

Jezus, të lutem më fal për të gjitha të metat e mia. Unë hap derën e zemrës sime dhe të ftoj në jetën time. Të lutem më mbush me dashurinë dhe Shpirtin Tënd të Shenjtë, më ndihmo të të njoh Ty dhe më udhëzo në rrugën e së vërtetës. Amin.