Më kanë mahnitur gjithmonë njerëzit që mund të falin. Kur isha fëmijë, kisha një shok në shkollë, i cili nuk i kthehej të tjerëve, kur ata talleshin me sjelljet e tij të çuditshme dhe me fytyrën e tij me puçrra. Më vonë, mua m’u desh të mësoja të falja kur i dashuri im më la pa asnjë arsye dhe shpjegim. Më pas, erdhi martesa, e cila më ofroi mundësi të pafundme për të falur dhe për t’u falur. Të punosh si pjesë e një skuadre ka qenë një platformë e mirë për të praktikuar faljen.

E vërteta është se unë  jam goxha tolerante dhe përgjithësisht preferoj të jetoj dhe t’i lë të tjerët të jetojnë në vend që të përfshihem në përballje dhe të mbaj mëri. Por a do të mund të falja dikë, që vret një nga të dashurit e mi? Po nëse do të futesha padrejtësisht në burg për vite? Po sikur lufta të kishte shkatërruar qytetin dhe familjen time, dhe mua të më duhej t’ia mbathja dhe të bëhesha refugjate, dhe më pas, shumica e njerëzve të më shihte çuditshëm?

Nuk e di.

Është bukur të dish që njerëzimi ka parë njerëz që falin, të cilët qëndrojnë mbi tokë si rreze shprese. Që nga Jezusi deri te misionarë dhe aktivistë të pafund, si prindërit amishë të cilën falën dhe ndihmuan familjen e njeriut që i vrau fëmijët e tyre, 1 deri te shembulli më i fundit i At Boules George që ndoqi dy bombardimet në Tanta dhe Alexandri, Egjipt, që la 44 të krishterë të vdekur dhe më shumë se 100 plagë në festën e Palm Sunday 2017. Predikimi i tij shprehu falje për ata që vranë viktimat dhe i bëri thirrje besimtarëve të luten që të shohin dritën dhe të përjetojnë dashurinë pa kushte të Zotit. 2

Gjithmonë habitem si përkrah njerëzve mizorë, të cilët kryejnë krime kaq rrëqethëse, ka njerëz që janë të aftë të falin aq sa e tejkalon logjikën. Urrejtja sjell urrejtje, por dashuria sjell dashuri dhe dashuria e Zotit ka fuqinë të nisë një cikël dashurie, në vend të vdekjes.

Besoj se procesi shpesh nis me hapa të vogla faljeje, fillon brenda familjes apo një rrethi miqsh dhe kolegësh. Kjo mund të duket e parëndësishme krahasuar me problemet e mëdha që përballet bota, si luftërat, grindjet politike etj. Por në fakt, fillon këtu, me ne. Fillon me jetët tona personale dhe zgjedhjet që bëjmë çdo ditë.

  1. Shih https://lancasterpa.com/amish/amish-forgiveness/.
  2. Shih http://scoopempire.com/father-boules-george-sends-incredibly-humane-message-to-terrorists/.