Çdo ditë, kur shkelni jashtë dere për të shkuar në punë apo në një takim, ose për të çuar fëmijët në shkollë apo në park, ose kur jeni në shtëpi duke punuar, gatuar apo pastruar, nëse luteni duke bërë këto aktivitete, ju shkoni “në treg,” që të flisni, dhe duhet të merrni me vete një “shportë” goxha të madhe besimi dhe pritshmërie që Zoti të punojë në të dhe përmes jetës suaj për të përmbushur qëllimet e tij. Përmes lutjeve tona ne krijojmë një vakum, ku Zoti mund të punojë, dhe ne duhet të presim që Ai do të përgjigjet sipas vullnetit të Tij.

Çelësi është të veprosh. Të mbikëqyrësh përreth dhe të kapësh trenin e mundësive të arta. Të përshtatesh dhe të duash të ndryshosh po që nevoja, edhe pse kjo do të thotë të ndryshosh veten, planet dhe programin tënd.

Ja disa veprime konkrete që mund të ndërmerrni:

Të keni besim

Besimi në Zot dhe dëshira për ta ndjekur kudo Ai udhëheq. Kur ne i kërkojmë Zotit mundësi dhe të hapë dyert, Ai nuk do të ngurojë t’i sjellë ato në momentin e Tij. Falënderojeni Atë për mundësitë dhe më pas, ndiqi ato në mënyrë aktive, edhe nëse janë të reja, të ndryshme, apo të papritura.

Të filloni

Të ndiqni Zotin në rrugën që Ai na udhëheq, duhet të kemi dëshirën të provojmë gjëra të reja dhe ta ndjekim. Duhet t’i tregojmë Zotit që po veprojmë dhe se e kemi marrë punën seriozisht. Nëse e bëni këtë, mund të vini bast se Ai do të ndërhyjë, të largojë pengesat dhe ta përmbushë premtimin e Tij.

Të njihni mundësinë

Disa nga mundësitë që hasni në rrugën tuaj, nuk do të përfundohen. Disa nga rreziqet të ndërmerrni nuk do të sjellin ndonjë fryt të pabesueshme apo të dukshme, të paktën, jo menjëherë. Ndonjëherë mund t’ju duhet të vazhdoni pak kohë me një veprimtari para se të japë fryte.

Ndonjëherë rreziqet që ndërmerrni, do t’ju kushtojnë përpjekje. Jo çdo aventurë apo mundësi do të jetë menjëherë e suksesshme. Disa mund të mos jenë aspak të suksesshme. Por është më mirë të provosh diçka të re dhe të zbulosh që nuk funksionoi sesa të mos provosh kurrë gjë ndryshe apo jashtë kornizës të së zakonshmes. Është më mirë që me guxim të kapësh një mundësi, edhe nëse nuk jeni i sigurt ku apo si do të shkojnë gjërat, sesa të luash pa rreziqe dhe të ecësh me një ngurrim të tillë pasi të mungojnë dyert e hapura dhe rrugët që do Zoti të krijojë.

Nëse hidheni në një mundësi dhe duket se nuk funksionon mirë, mund ta ndaloni dhe t’i përkushtoheni lutjes. Nëse diçka nuk realizohet, ju mund të mbyllni derën dhe të lëvizni drejt diçkaje tjetër. Ky nuk është dështim. Është përvojë. Është të provosh diçka të re. Kur shfaqen mundësitë, nëse ju ngurroni, mund të mos merrni një mundësi të dytë. Kështu që, mos kini frikë të provoni gjërat e reja.

Të duash të eksperimentosh dhe të provosh gjëra të reja është pikërisht ajo që nevojitet për të qenë në sinkron me nevojat e të sotmes. Duhet të jeni në gjendje të përballoni gjithashtu edhe pak dështim. Pionerët, eksploruesit, shpikësit dhe sipërmarrësit shpesh përballen me pengesa dhe dështime, ndonjëherë të shumta në numër, para se të arrijnë momentin “eureka”. Nuk është shenjë e keqe, nëse nuk gjeni menjëherë ar. Të jesh se ku nuk ndodhet ndonjëherë, mund të jetë po aq me vlerë, sa të gjesh se ku ndodhet!

Kapni momentin

Po sikur familja e Lazarusit t’i thoshte Jezusit, “E po, Jezus‚ ne nuk jemi gati për ringjalljen e Lazarusit! Nuk e kemi bërë ende gati dhomën e tij, dhe duhet të marrim rrobat e tij nga njerëzit të cilëve ua dhuruam. Prit deri nesër dhe do ta rrokullisim gurin. Mund të ktheheni nesër, Lord, dhe ta ktheni nga vdekja.” Jezusi me shumë gjasa, do të ishte larguar me kohë në atë moment dhe do të kishte qenë shumë vonë.

Sekreti është të ndjekësh Zotin dhe të lëvizësh me Shpirtin e Tij, që përfshin të jesh gati për të përfituar avantazh nga rrugët e Tij. Dhe rrugët e Tij ndonjëherë nuk e përfillin logjikën njerëzore dhe traditat tokësore, çka do të thotë se ndodhin në kalendarin e Zotit, jo tonin.

* * *

Sekreti i suksesit në jetë për një njeri është të jetë gati për mundësinë e tij, kur t’i vijë. —Benjamin Disraeli (1804–1881)

Shpesh, mundësitë më të jashtëzakonshme fshihen mes ngjarjeve në dukje të parëndësishme të jetës. Nëse nuk u kushtojmë vëmendje këtyre ngjarjeve, ne mund të humbasim me lehtësi mundësitë.—Jim Rohn (1930–2009)

Është më mirë të përgatitesh për një mundësi dhe të mos e kesh, sesa të kesh një mundësi dhe të mos jesh i përgatitur.  —Whitney Young (1921–1971)

Sa herë ju pyesin nëse mund ta bëni një punë, thojini “Sigurisht që mundem!” Dhe angazhohuni të gjeni mënyrën se si bëhet. —Teodor Rusevelt (1858–1919