Lëreni harenë e Krishtlindjeve t’ju prekë shpirtin, nëpërmjet tingëllimit tëzileve, korit të këngëve apo qetësisë së zemrës suaj. Ka shumë mënyra për të festuar: Krishti lindi!

Le t’u biem zileve të Krishtlindjeve, t’u biem vërtetë,
T’i themi gjithë botës se Jezusi është Mbret,
Të gjithë në një zë të themi fort,
Tregimin e lumtur, mirë se erdhe O Zot

Le t’u biem zileve të Krishtlindjeve, të dëgjohen kudo
Sepse Jezusi ka ditëlindjen sot
Të përhapim lajmin për këdo
E në çdo gjuhë, që të gjithë ta kuptojnë.

Le t’u biem zileve të Krishtlindjeve, t’u biem fort
Të japim mesazhin tonë kumbues, të gjatë e të ngrohtë.
Ejani, të gjithë o njerëz, së bashku të këndojmë,
Të përsërisim historinë me zilet që tringëllojnë.
—Minna Louise Hohman

Vonë, në një natë të heshtur e të stolisur me yje, engjëjt hapën qiellin ashtu siç ju do të hapnit një dhuratë Krishtlidjeje. Pastaj, me dritë dhe hare që rrjedh nga Qielli si uji që rrjedh nga një ujëvarë, ata filluan të bërtasin e të këndojnë me fjalët se kishte lindur foshnja Jezus. Bota kishte një Shpëtimtar! Engjëjt e quajtën “Lajm të mirë,” dhe ashtu ishte.—Larry Libby

Bota është e mbushur plot me tingujt e Krishtlindjeve. Nëse dëgjon nga jashtë, do të dëgjosh këngë gazmore, zile dhe të qeshura, dhe herë pas here një rënkim vetmie. Nëse dëgjon zërat e brendshëm, do të degjosh tingullin e krahëve të engjëjve, qetësinë e besimit tënd, dhe tingullin e shenjtë të heshtjes së thellë, pëshpërimën e gjallë të Fjalës së përjetshme.

Bota është mbushur plot me shenjat dalluese të Krishtlindjeve. Nëse sheh pamjen jashtë, do të shohësh pemë të ndritshme të zbukuruara, me yje dhe shirita, qirinj flakërues dhe skenën e Krishtlindjeve. Nëse sheh me sytë e shpirtit, do të shohësh yllin e Betlehemit në zemrën tënde.Përshtatur nga Anna May Nielson

Na lini të bëjmë muzikë për Krishtlindje…
T’i biem trombës së ringjalljes dhe haresë;
Na lini, t’u sjellim paqe njerëzve ne tokë
Me këngët tona të zemrës.
Mildred L. Jarrell

Nuk mjafton vetëm lindja e Krishtit
Nën yllin që shndrit
Që bota në një mëngjes të shenjtë
Të gdhihet e florinjtë.
Ai duhet të lindë Brenda zemrës
Para se të hipë në fron
Dhe të mbushë ditën me dashuri dhe mirësi
Mbretërinë me vëllazëri (tëKrishtit).
Mary T. Lathrop