Të njoh, Të shoh dhe interesohem për ty. Më interesojnë thyerjet e tua të zemrës. Më intereson si ndihesh. Më intereson se çfarë mendon. Më interesojnë vështirësitë dhe pengesat me të cilat po përballesh. Më interesojnë fëmijët e tu. Më interesojnë pikëllimet e tua. Më intereson lufta jote me financat. Më intereson situata në shtëpinë tënde dhe nevojat e tua materiale. Më interesojnë nevojat e fëmijëve të tu dhe korrigjimet që duhen bërë. Më interesojnë betejat e tua shpirtërore.

Të mirëpres me krahë të hapura. Dashuria që ti Më dërgon përmes lutjeve të tua dhe dashuria jote për të tjerët është e vyer në syrin Tim. Shkëlqen para Meje si ar. Dashuria jote më përplaset në fytyrën Time si një fllad i ëmbël, që më qetëson dhe më freskon. Fëmija im i çmuar, të dua shumë!