Kur je duke përjetuar shumë lëvizje apo ndryshime, mund të rritet niveli i pasigurisë, shqetësimit, madje edhe pak frikë, merak apo dekurajim, duke pyetur veten sesi do t’ia dilni mbanë dhe se çfarë rezervon e ardhmja.

Të besosh në Zot nuk të garanton se ndryshimet do të jenë të thjeshta për t’u kaluar, apo se vështirësitë apo emocionet e vështira do të kalojnë shpejt, por do të thotë se ti po e lejon Atë të veprojë në jetën tënde dhe rrethanat dhe po e vendos veten në pozitën ku Ai mund të të sjellë një të ardhme të re dhe frytdhënëse.

Kalimi në situata të reja mund të jetë pjesë e planit të Zotit për të çuar secilin prej nesh aty ku do Ai të jemi, gati për atë që Ai ka rezervuar për ne. Sado e vështirë që mund të jetë ta pranosh, nëse Ai po të kërkon të bësh një ndryshim, ose nëse dikush tjetër po bën një ndryshim që të prek edhe ty, kjo mund të jetë mënyra e Tij, për të të thënë se Ai ka diçka të re, diçka më të mirë në njëfarë mënyrë për ty. Rrethanat e ndryshuara mund të të sjellin sfida të reja dhe potenciale për rritje personale. Situata e re në të cilën gjeni veten mund t’ju ndihmojë të krijoni një vakum për mundësitë e ardhshme, të cilat përndryshe nuk do të ishin të arritshme.

Situata e re ose gjendja e punëve krijon një hapësirë për Të dhe e lejon të punojë në jetën tuaj në mënyra të reja. Ju mund të mos shikoni fare efekte të menjëhershme pozitive në atë moment. Por kur ndryshimi t’ju shtyjë drejt një rruge të re, ajo mund t’ju drejtojë drejt eksperiencave të reja, rritjes dhe frytshmërisë që do të ishte e paarritshme në rrugën e cunguar të së shkuarës.

Të pranosh ndryshimin të vendos në një pozitë për t’ju përgjigjur mundësive të së ardhmes, mundesive që bëhen të mundura sepse ju keni besim ta lini veten të lirë dhe të lëvizni në rrugën që ju tregon Zoti. Duhet besim për të ndryshuar. Duhet të luftoni kundër frikërave dhe pasigurisë. Mund të jetë shumë e madhe. Por ia vlen barra qiranë të luftosh në mënyrë që të zbulosh se çfarë ka rezervuar Zoti për ty. Mbajeni mend se, ndërkohë që ecni me besim, Ai po ecën duke parë! Kështu që vendoseni dorën tuaj tek e Tija dhe lëreni Atë t’ju udhëheqë, hap pas hapi në të ardhmen tuaj.

Edhe nëse të duket se gjërat po lëvizin ngadalë dhe mund të mos duken edhe aq premtuese për momentin, Zoti gjithmonë ka një plan mbi çfarë do të sjellë në jetët e gjithësecilit. Kur lëvizni drejt situatave të reja, ka shumë të ngjarë të filloni ta shohni botën përreth jush me një sy të ri, nga përspektiva të ndryshme; kështu do të keni një botëkuptim më të mirë të së shkuarës tënde, të tashmes dhe madje të asaj çka e ardhmja ka rezervuar për ty.

Përgjatë kohës së ndryshimeve të mëdha, është ngushëlluese të dish se Bariu i Madh po të sheh dhe po kujdeset për ty. Më pëlqen ta shoh të ardhmen si një mister që po shpaloset, si një kuti surprizash të pambështjella, një nga një, në çdo fazë të udhëtimit, ndërkohë që mëson më shumë për veten dhe potencialin tënd, si dhe planet e Zotit për jetën tënde.

Unë besoj se një ditë gjithësecili prej nesh do të jetë në gjendje të kthejë kokën pasme lumturi kur të shohë se hapat e vogla dhe ngurruese që kemi marrë në udhëtimin e jetës sonë janë transformuar në një hap të madh të qëndrueshëm dhe plot besim. Kjo vjen me eksperiencën, dhe, sigurisht, duke mësuar nga Jezusi. Vjen me një botëkuptim pozitiv, të admirueshëm që na siguron se atë çfarë ka nisur Zoti, Ai do të vazhdojë ta përmbushë. 1 dhe ai zë nuk do të të zhgënjejë. Ky nuk është optimizëm; është premtimi i Tij!

  1. Shiko Filipianëve 1:6.]

    Është mendimi im se ne dhe Jezusi së bashku mund t’i bëjmë ballë çdo gjëje që na del përpara në rrugën tonë dhe përballemi me çdo sfidë me besim, mirësi dhe optimizëm. Jo vetëm jetët tona që mund të transformohen përmes ndryshimeve që Zoti sjell në rrugën tonë, por gjithashtu ato që tani mund të jenë cilësi pjesërisht të fjetura, dhe karakteristika brenda nesh që mund të gjallërohen dhe të lulëzojnë. Ne të gjithë jemi një punë në progres, dhe ajo që mund të duket se ka pak vlerë për ne mund të jetë fare mirë një thesar me shumë vlerë nesër. Ka një qëllim në atë çka gjithsecili prej nesh po kalon sot, ka kuptim në çdo mundësi, dhe një arsye për çdo ndryshim dhe hap të ri që po hedhim.

    Nëse ti po përjeton ndonjë ankth apo shqetësim falë ndryshimeve që po të ndodhin, apo nëse ti mund të identifikosh me disa prej gjërave që unë kam përmendur në këtë artikull, inkurajohu. Pranoji ndryshimet që ka sjellë Zoti në jetën tënde, duke ditur se Ai është me ty. Nëse do t’ia bësh qejfin, Ai do të të udhëheqë dhe do t’i përgjigjet lutjeve të tua.

    Mund të pushoni me sigurinë se “veshët e tu do të dëgjojnë prapra teje një fjalë që do të thotë: “Kjo është rruga, ecni në të!” [[Isaia 30:21 NIV