Librat në raft kanë tituj të ngjashëm: Ngadalësojmë Jetën Moderne, Kultura e Nxitimit, T’i Vendosim Çmim Shpejtësisë… Shumica bie dakord se jeta bashkëkohore jetohet në korsinë e shpejtësisë, dhe ne po luftojmë pasojat në formën e stresit dhe sëmundjeve të tjera. Mund të duket sikur jeta ishte më e thjeshtë njëqind vite më parë, por edhe ndryshimet që kanë ndodhur atëherë ishin shkak shqetësimi për njerëzit e kohës, siç ilustrohet në fragmentet e mëposhtme:

Shkaku i… shtimit të sëmundjeve nervore në rritje janë kërkesat e krijuara nga kushtet e jetës moderne. … Gjithçka bëhet me nxitim. Ne flasim përtej oqeaneve, dërgojmë telegrafë përmes një oqeani, ndërmarrim një udhëtim për në Çikago për një bisedë. … Çfarë çudie nëse presioni është më i madh nga ç’mund të durojnë nervat tona.  — G. Shrady (nga P.C. Knapp), “A Janë Sëmundjet Nervore në Rritje?” Medical Record, 1896

Me ardhjen e gazetave të lira dhe mjeteve superiore të lëvizjes… ditët e vjetra, të qeta dhe të ëndërruara kanë marrë fund. … Njerëzit tani jetojnë, mendojnë dhe punojnë me shpejtësi të madhe. Ata kanë gazetat Mercury apo Post në tavolinë herët në mëngjes, dhe nëse nuk kanë kohë t’i hedhin një sy lajmeve gjatë vaktit, e marrin me vete, për ta lexuar ndërkohë që udhëtojnë… duke mos u lënë atyre kohë për të folur me miqtë që mund të ndajnë kohën me ta. … Ngutja dhe nxitimi i jetës moderne… nuk ka qetësinë dhe çlodhjen e periudhën kur paraardhësit tanë kishin kur mbaronte dita e punës. — Morley William Smith në E lashta dhe Modernia, 1886

Po të ishte konsideruar si e keqe mirëqenia një shekull më parë, kur kuajt ishin ende mjeti kryesor i transportit, telefonat me kabull ishin të rralla, dhe as e kishin ëndërruar internetin, çfarë shprese ka për ne sot? Ndoshta, përgjigjja është se nuk kanë rëndësi rrethanat e botës rreth nesh, ne mund të ngadalësojmë, të marrim kohë të flasim me një mik, të vëmë re margaritat nën këmbët tona, të shijojmë ushqimin tonë. Ne mund të ngremë sytë drejt qiejve dhe të zbulojmë që yjet na shkelin syrin në heshtje. Ç’tendosja është një çështje e mendjes dhe e zemrës.