Në një episod  origjinal të vitit 1968 së Star Trek-ut, stafi i anijes së njohur kozmike Enterprise takon specie ndër-galaktike, jetët e të cilave kanë një ritëm shumë më të shpejtë se analogët e tyre njerëz. Por vuanin një çmim. “Në këtë nivel, ata dëmtoheshin me lehtësi,” vuri re kapiteni Kërk, “sikur jetesa e përshpejtuar disi i shuante.” Krijuesit e Star Trek’ mesa duket po bënin një vëzhgim rreth faktit ku po na çon ritmi në përshpejtim i jetës dhe ata mund të kenë pasur më shumë të drejtë nga ç’mendonin.

Disa vite më parë, Organizata Botërore e Shëndetit parashikoi se në fund të kësaj dekade, gjysma e dhjetë problemeve më të mëdha mjekësore në mbarë botën, do të ishte e lidhur me stresin, dhe një tjetër studim zbuloi se 54% e njerëzve anë e mbanë botës ankohen për stresin në punë. Në Japoni, periudha moderne ka mbërthyer botët e reja karoshi dhe karojisatsu, “vdekje nga puna e tepërt” dhe “vetëvrasje nga puna e tepërt.”

Stresi është një problem shumë real që ndikon te të gjithë ne në shkallë të ndryshme. Ndoshta, aspekti më i frikshëm i tensionit është mënyra si është vetë-shkatërruese. Vetëm duke menduar si të dalësh prej tij, zhytesh më shumë në stres.

Megjithatë, ka një rrugëdalje, një rrugë të thjeshtë dhe të sigurt shpëtimi. Është shumë e thjeshtë, në fakt, shumë njerëz bëjnë gabimin të heqin dorë para se ta provojnë dhe ndaj, vazhdojnë me gjendjen e tyre të stresuar.

“Ejani tek unë,” thotë Jezusi, “dhe unë do t’ju jap çlodhje. Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë.” 1 Kur jeni lodhur me peshën e gjithçkaje, ju mund të fluturoni për te Jezusi, në krahët e lutjes dhe besimit, si dhe të gjeni lehtësimin që vetëm Ai mund t’ju falë. Ai e di ç’ju nevojitet më shumë: qetësia e trupit, mendjes dhe e shpirtit, miqësia me Të, dhe forca shpirtërore që vjen nga leximi dhe përthithja e Fjalës së Tij. Vetëm disa momente të qeta me Jezusin mund të largojnë tensionin, të sjellin paqen e mendjes dhe të shpirtit, si dhe t’i vendosë situatat që të shkaktojnë tension në perspektivën e duhur. Mund të jetë vërtet kaq e thjeshtë? Nuk do ta dini kurrë se çfarë qetësim i ëmbël ju pret, derisa ta provoni!

  1. Mateu 11:28–30