Kur isha fëmijë, kam parë shumë peshq të kuq në shtëpitë e miqve të mi, dhe mbaj mend që vrisja mendjen pse kaq shumë njerëz dëshironin të mbanin krijesa kaq të vogla, aspak emocionues, si kafshë shtëpiake.

Pastaj një ditë, kur isha rreth dhjetë vjeç, shkova në një ekskursion në një kopsht botanik, ku ishte një pellg i mbushur me peshq. Një peshk veçanërisht i madh, me ngjyra të shkëlqyera më ra në sy.

“Ç’lloj peshku është ai?” – pyeta ciceronen tonë.

“Është peshk i kuq,” u përgjigj ajo.

Isha i pështjelluar. “Nuk supozohen peshqit e kuq të jenë të vogël?” E pyeta me një intonacion sarkazëm prej nëntë vjeçari.

“Aspak,” u përgjigj ajo. “Peshqit e kuq rriten edhe më shumë se kaq. Në fakt, përmasat e tij varen nga përmasat e mjedisit ku jeton.”

Mora informacionin dhe u vendosa që kurrë më të mos e tregoja veten kaq injorant mbi peshqit e kuq, por do të kalonin vite para se ta mësoja më me detaje.

Sa shpesh kam qenë si një peshk i kuq në akuarium? Sa shpesh e kam kufizuar veten nga perceptimi im i botës sime? Më keq akoma, sa herë i kam futur të tjerët në një enë të vogël në mendjen time? Sa herë e kam konsideruar dikë si të parëndësishëm ose aspak emocionues? Sa herë nuk kam arritur të shoh potencialin e të tjerëve për t’u rritur?

Sa më shumë mund të arrija nëse do t’i harroja kufizimet e perceptuara dhe do të guxoja të notoja përtej kufijve që i kam vendosur vetes? Dhe çfarë do të ndodhte nëse do t’i nxirrja të tjerët nga enët e tyre të vogla në oqeanin e mundësive që Jezusi ofron?

Thjesht imagjinoni një botë të mbushur me njerëz që kanë këtë perspektivë, të cilët vërtet besojnë se me Zotin të gjitha gjërat janë të mundshme.

Nëse nuk e keni pranuar ende Jezusin dhe gjithçka që Ai ka për të ofruar, ju mund të thoni lutjen vijuese:

Jezus, dua të të njoh personalisht, ndaj të ftoj të vish në zemrën time. Faleminderit që vdiqe për mua, që të më falen mëkatet, të gjej paqen e zemrës dhe mendjes këtu dhe tani, si dhe të marr dhuratën e Zotit për jetën e përjetshme. Amin.