Zilja e telefonit tim ndërpreu xhiron time të qetë të mbrëmjes me makinë. Nga ana tjetër ishte një nga shoqet e mia të ngushta, “Maria, kam nevojë të lutesh për mua!” Kishte vetëm pak minuta kohë për të folur, por ishin mjaftueshëm për të më treguar gjërat plot stres që po ndodhnin në jetën e saj, dhe unë e sigurova që do të lutesha për të. Pasi e mbylli telefonin, u luta për të me zë gjatë gjithë pjesës së mbetur të rrugës.

Kemi kohë që jemi shoqe dhe kemi këmbyer një sërë telefonatash dhe mesazhesh “urgjente”lutjeje. Jemi lutur së bashku në shumë ndryshime të mëdha të jetës dhe pres që kjo gjë të vazhdojë. Lutja, një bisedë e vazhdueshme mes meje dhe Jezusit ka endur në mënyrë intriguese uljet dhe ngritjet e jetës sime. Dhe më pëlqen si, në kohë nevoje ose hareje, dikush tjetër mund të na bashkohet në bisedë dhe të huazojë besimin, pasionin dhe dashurinë e tij/saj.

Mes të krishterëve, shprehja “Do të lutem për ty” thuhet zakonisht sa për muhabet, shpesh pa lënë impakt, për shkak të një mungese angazhimi. Kur dikush është në krize, ne tentojmë të shikojmë ç’mund të bëjmëvërtet, sepse kjo duhet më e dobishme se “thjesht të lutesh.” Por e vërteta është se ajo lutje e përkushtuar është një nga shërbimet më të mëdha që mund të bëjmë.

Mamaja ime ma ka demonstruar këtë herë pas here. Ajo nuk është një grua me ndikim apo mjete, por kur ajo më thotë që do të lutet për mua, e di që gjërat do të funksionojnë. Ajo është lutur për mua në shumë situata të vështira, dhe vetëm fakti që e dija se ajo po lutej për mua më jepte gjithmonë fuqi dhe ngushëllim. Të paktën, e dija që ajo kishte besim në besnikërinë e Zotit, edhe kur mua më mungonte.

Të lutesh për njëri-tjetrin është një nga mënyrat që ndjekësit e Jezusit i shërbejnë njëri-tjetrit. Bibla thotë se Jezusi “rron që të ndërmjetësojë për [ne.]” 1 Dhe Ai na jep privilegjin të ndërmjetësojmë gjithashtu për njëri-tjetrin. Unë nuk jam eksperte lutjeje, por besoj se edhe përpjekja ime më e vogël mund të më ndihmojë të ngre të dashurit e mi të dekurajuar dhe të ndryshoj situatat për më mirë.

Kur shoqja ime më kërkoi të lutesha për të, unë u luta nga thellësia e zemrës. E di që ajo do të bëjë të njëjtën gjë për mua. E di që, përmes lutjes, ne mund ta duam dhe të përkujdesemi për njëri-tjetrin, pavarësisht ndarjes apo distancës.

  1. Hebrenjve 7:25