Disa ditë janë vërtetë magjike — gjërat shkojnë shumë mirë, provoj disa ide të reja, kam diçka për të treguar për kohën e kaluar me punë të ndryshme. Pastaj ka ditë që përpiqem të gjej se çfarë arrita në fund të saj. Sigurisht, fëmijët ishin të veshur e të ushqyer, kishin bërë detyrat e shtëpisë, luajtën në park … por akoma mendoj që dua më shumë se kaq. Dua të jem në gjëndje të realizoj shumë gjëra nga lista e gjatë e punëve. Dua të jem në gjëndje të them se bëra hapa progresi. Por përveç kësaj, më duket se po mbetem mbrapa në shumë fusha të jetës.

Në fund të një dite shumë të gjatë para disa muajsh, po përpiqesha të largoja peshën e dëshpërimit që më jepnin detyrat që kisha, e probleme që shtoheshin më shpejt nga sa mund t’i përballoja. Kur shkova në banjo, pashë Patrikun (dy vjeç) që kishte marrë rosakun e tij qimebutë, kishte mbushur lavamanin me ujë dhe e kishte larë. Pastaj kishte hedhur në të sodë buke (të cilën unë e përdor për të pastruar lavamanin) gjithandej.

Nuk më duhej më shumë rrëmujë për të pastruar. Por dukej shumë bukur, ndaj qesha me vete duke menduar. Edhe pse nuk po arrij të përmbush qëllimet e tjera, të paktën rosaku u la!

Më vonë, duke parë fëmijët që rrinin rehat e të lumtur në shtrat, duke pritur përallën e tyre para gjumit, vendosa të ndryshoj kriteret që kisha vënë për të  patur “arritje” dhe një “ditë të bukur”.

Tani kam bërë një listë të re kriteresh dhe shoh se sa prej tyre përmbush.

  • A i bëra të qeshin fëmijët e mi sot?
  • A pata durim kur gjërat nuk shkuan mirë?
  • A i tregova secilit prej djemve se e doja shumë?
  • A isha në gjëndje të ndihmoja, të dëgjoja, dhe të jepja kurajo, edhe nëse “shumë punë mbeteshin pa bërë”?
  • A u luta për ndokënd sot?
  • A qesha dhe nuk u acarova edhe nëse ndjehesha sikur të isha  buzë greminës?

Nesër është një ditë e re. Më në fund lista e veprimtarive që duhet të kryej do të funksionojë. Ec. Merr frymë. Buzëqesh. Ec. Merr frymë. Buzëqesh. Do të arrijmë atje! Kudo që është shkruar të jemi.