Disa nga njerëzit më të vetmuar janë të rrethuar nga  njerëz të tjerë, dhe ende ndiejnë se askush nuk i kupton. Domethënë, natyrën e  tyre të vërtetë. Ata duan dikë, më të cilin të ndajnë problemet dhe interesat e tyre, dikë të jetë dakord me ta. Por është e vërtetë se edhe shoku yt i jetës, miku yt më i afërt, nuk të njeh në të vërtetë, nuk të kupton në të vërtetë, Në fund të fundit, sepse në çdo jetë ka një apo dy dyer të mbyllura, ku nuk hyn askush tjetër përveç teje.

Pse e kemi këtë dëshirë të madhe për t’u kuptuar nga dikush? Pse kemi këtë dëshirë të të fortë për të pasur dikë që hyn në atë çka ne ndiejmë për gëzimet, triumfet, keqardhjet dhe mposhtjet? Kur realiteti është ky, kur ne ngjitemi nëpër lartësitë e ekzaltimit, nuk është askush i cili mund të hyjë në emocionet tona, dhe në thellësitë e pikëllimit, disa lotë duhen derdhur gjithmonë vetëm. Pse kështu?

Zoti të krijoi për Veten, dhe Ai e dinte se kjo ndjesi izolimi, i të mos qenurit i kuptuar, do të të çonte drejt Tij. Vetë Zoti është përgjigjja, përmbushja. Dhe vetëm Ai Vetë përmbush dëshirën e të qenit i kënaqur. Ai të krijoi në atë mënyrë, Ai të krijoi për Vete, dhe derisa ai të mbushë jetën tënde nuk do të ndihesh i lirë nga ajo vetmi. Ai ka vendosur një shenjë të vogël në tabelën e zemrës tënde, që shkruan, “Rezervuar për Mua.” Ai e di që kur ne ndiejmë mungesën e simpatisë njerëzore, ne kërkojmë hyjnoren.

Zoti është mjaftueshëm i madh, mjaftueshëm i madhërishëm sa për të përmbushur çdo shpirt, dhe e Tija është shoqëri e plotë, miqësi e përkryer dhe ideale. Kjo mungesë që ne ndiejmë ndonjëherë, kjo paplotësi, është një nevojë për Zotin. Ai që na krijoi, është i Vetmi që mund të na plotësojë në çdo pjesë të jetës sonë. Nuk ka nevojë të jesh ndonjëherë i vetmuar. Jezusi tha, “Unë nuk do të të lë kurrë, nuk do të të braktis! Dhe ja Unë jam me ju të gjitha ditët, deri në mbarim të botës.” 1 Lëreni Atë të hyjë në zemrën tuaj të vetmuar dhe të marrë kontrollin, dhe më pas, ju mund të thoni, siѯ tha edhe Jezusi, “Unë nuk jam vetëm, sepse Ati është me mua. 2

  1. Hebrenjve 13:5; Mateu 28:20
  2. Gjoni 16:32