Unë jam gjithmonë me ty, gati dhe i gatshëm për të ndihmuar, udhëhequr, ngushëlluar, dashur, shëruar dhe siguruar gjëra për ty.

Unë dua të Më përfshish në çdo fushë të jetës tënde. Nuk ta kërkoj këtë sepse dua të të shfrytëzoj apo të të kontrolloj, por sepse të dua. Dua të të siguroj gjithçka, të të mbroj dhe të të mbush me dashuri.

Kur ti Më përfshin Mua në çfarëdo që po bën, kjo e forcon marrëdhënien tonë, të afron ty me Shpirtin Tim, dhe ne formojmë lidhje më të forta dashurie dhe komunikimi. Sa më shumë që ne komunikojmë, aq më shumë ti vjen tek Unë për shoqëri, më shumë më drejtohesh për përgjigjet e pyetjeve të tua dhe zgjidhjet e problemeve të tua, aq më shumë Më afron Mua në çdo zonë të jetës tënde, aq më e madhe është kënaqësia që ti do të gjesh.