Mahatma Gandi (1869–1948) citoi, “E di që askush nuk ka bërë më shumë për njerëzimin se Jezusi.” Shumica e botës, të krishterë a jo, do të binin dakord. Por a keni marrë në konsideratë se bota nuk do të kishte ndryshuar për më mirë, nëse dishepujt e Jezusit nuk do t’u kishin thënë të tjerëve çfarë kishin parë, dëgjuar dhe mësuar me Jezusin? Mësimet e jetës së Tij do të kishin heshtur me ta.

Kujtoni, shërbesa publike e Jezusit tre vjeçar nuk u dokumentua nga raportimet e gazetave të përditshme apo nuk u dërgua anë e mbanë botës me mbulim televiziv 24 orësh apo mediat sociale, siç do të ndodhte padyshim ditët e sotme. Sa njerëz, supozoni, t’i kenë parë mrekullitë e Jezusit apo e kanë dëgjuar Atë të flasë? — Pesëdhjetë mijë?—Njëqind mijë? Sa e panë Atë të vdiste në kryq? — Ndoshta, disa qindra. Sa vetave iu shfaq Ai pasi u ringjall mëngjesin e Pashkëve? — Pak më shumë se 500, na thuhet në 1 e Korintasve 15:4–6.

Jezusi bëri atë që vetëm Ai mund ta bënte për ne, Ai vdiq për mëkatet tona, por dishepujt e Tij gjithashtu bëni çfarë mundën të bënin. Ata e mbajtën mesazhin e Tij të gjallë.

Po sikur, pas vdekjes së Jezusit, Simon Pjetri dhe bashkë-dishepujt e tjerë, ish-peshkatarë, t’i riktheheshin përfundimisht peshkimit? 1 Po sikur Mateu t’i kthehej mbledhjes së taksave? Po sikur Thomasi dyshues të kishte vazhduar të dyshonte? Po sikur dishepujt të mos i ishin bindur udhëzimit të fundit të Jezusit para ngjitjes së Tij, që të prisnin për premtimin e Atit, Shpirtit të Shenjtë, dhe të merrnin “fuqinë nga parajsa”? 2 Sa miliona njerëz do të kishin vdekur pa e njohur Shpëtimtarin? A do ta kishim ungjillin sot?

Ndërkohë që festojmë ringjalljen e Jezusit këtë Pashkë, le të festojmë gjithashtu edhe fuqinë e Shpirtit të Shenjtë dhe ata që e mbajtën ungjillin gjallë, duke ndarë mesazhin e Jezusit me të tjerët. Ishte në dorën e tyre. Tani, është në dorën tonë.

* * *

Nëse ti nuk e njeh ende Jezusin si Shpëtimtarin tënd, mund ta ftosh menjëherë Atë. Thjesht lutu:

Faleminderit, Jezus, që erdhe në tokë për të më falur dhe për të më shpëtuar. Të lutem eja në jetën time dhe më ndihmo të të njoh më mirë. Dhe më ndihmo të të ndaj Ty dhe mesazhin Tënd të dashurisë dhe shpëtimit me të tjerët. Amen.

  1. Shih Gjoni 21:2–3.
  2. Luka 24:49