Ajo pikë-vendosje qorre! Nuk po flas për pjesën e pasme të retinës ku nervi optik hyn në kokërdhokun e syrit, atë vend ku mungojnë konet apo shkopthat që na shkaktojnë humbjen e shikimit në kënde të ndryshme. Po flas për ato momente të pakujdesshme, kur humbas diçka para syve të mi. Ditën tjetër, kompania jonë e evenimenteve përllogariti se kemi humbur pajisje me vlerë mbi 1,000$ përgjatë viteve duke lënë çantat në vende ku nuk duhej. Më pas, një tjetër ditë, ndërkohë që po kthehesha nga palestra, harrova të mbyllja xhepin anash së çantës së shpinës, ku ndodhej telefoni im, dhe… mund ta merrni me mend se çfarë ndodhi.

Fillova të vrisja mendjen pse. Thjesht nuk e kuptoja. Ma mori mendja se pjesë e zgjidhjes do të ishte thjesht të ecja më ngadalë, të lutesha më shumë, dhe të mos harroja t’i kontrolloja gjërat për herë të dytë. Ndoshta, ka gjithashtu të bëjë me faktin që duhet jetuar më shumë momenti. Jeta krijohet nga shumë zgjidhje individuale mbi hapësirën e rreth 2.4 miliardë sekonda në një jetë prej 78 viteve. Secila prej atyre vendimeve ndihmon të përcaktojmë çfarë na ndodh apo çfarë ndodh për ne. Është një sfidë e vazhdueshme për të marrë vendimet e duhura, dhe mos presim të dalim me sukses gjatë gjithë kohës. Në bejsboll, nëse një gjuajtës e godet topin një herë në tre gjuajtje, konsiderohet i mirë.

Pikë-vendosja me fat” është një term që përdoret në bejsboll për vendin më të mirë ku një gjuajtës godet topin, dhe gjithashtu përdoret gjerësisht në sporte dhe në artet shprehëse kur dikush po ndërvepron në nivelet optimale. E kam provuar disa herë këtë ndjenjë kur kam luajtur “squash”, kur koordinimi, vigjilenca dhe shtirja e gjithë punës së bashku në harmoni të plotë dhe duket se asgjë s’mund të shkojë keq.

Si ta gjejmë atë pikë-vendosje me fat në jetët tona ku çdo gjë është duke gjallëruar dhe e vënë në lëvizje nga Shpirti i Zotit? Një diagram sugjeron se mund ta gjejmë aty ku talenti, personaliteti dhe eksperiencat tona bashkohen me dhuratat tona shpirtërore dhe vlerat tona kryesore. 1

The pikë-vendosja me fat është një vend i shkëlqyer për të jetuar. Edhe pse ndonjëherë ne mund “bëjmë tre gjuajtje” apo të humbasim topin, vazhdojmë ta luajmë lojën. Sa herë ngremë shkopin, mund të lutemi, Më ndihmo të gjej një pikë-vendosje me fat dhe të shënoj!

  1. Shih http://www.christiancoachinstitute.com/coaching-sweet-spot.