Përralla e baterisë së vogël

Unë dhe gruaja ime do të merrnim pjesë në një funeral në SHBA. Kishim marrë me qira një makinë dhe kishim dalë për të përfunduar disa punë. Unë, personalisht, desha të gjeja një dyqan që riparonin orë, ku mund të blija një bateri të re dhe të ndërroja baterinë e orës sime të vjetër të dorës. Në dy qendrat e para tregtare që ne vizituam, pyetëm vërdallë, por asnjëri prej njerëzve që pyetëm nuk e dinte ku mund ta gjenim një. Kërkimi në “Google” rezultoi gjithashtu i pasuksesshëm dhe unë me gjysmë zemre hoqa dorë nga kërkimi.

Teksa po udhëtonim me makinë, unë dhe gruaja ime po kujtonim të afërmin tonë që ndërroi jetë dhe i thashë se e kisha të imagjinoja si Jezusi mund t’i shfaqej personalisht kaq shumë njerëzve, duke i takuar kur ata arrinin në parajsë. Me kaq shumë miliarda njerëz në tokë dhe kaq shumë njerëz që vdesin çdo ditë, si mban Zoti kaq skedarë të ndërlikuar mbi gjithsecilin dhe takon aq shumë prej nesh kur shkojmë në parajsë?

Sa po përfundoja fjalën, po shprehja habinë time disi negative, kur impulsi për të mos hequr dorë nga kërkimi për baterinë e vogël m’u rikthye. Kështu që thashë, “Do të pyes edhe një herë vërdallë,” dhe u ktheva djathtas, në dalje të bulevardit kryesore. Çuditërisht, gjëja e parë që pashë teksa po i afroheshim tregut ishte një dyqan, fiks përpara nesh, me një tabelë të madhe: Dyqan për Riparimin e Orëve.

Gruaja ime filloi të qeshte dhe tha, “E sheh? Ai sapo t’u përgjigj. Jase si!”

Ajo e kuptoi para meje. Zoti po më thoshte në një mënyrë të qartë dhe të përmbledhur, Jo vetëm përshëndet secilin prej jush individualisht kur vjen koha të vini këtu, por unë mund t’ju përmbush edhe nevojat tuaja më të vogla, edhe kur bie fjala për një bateri të vogël, në mënyra të paparashikueshme!

Pra, Zoti ndërhyri atë ditë dhe iu përgjigj pyetjes sime! Dhe ja ku ishim me një zotëri vietnamez të sjellshëm dhe të zotin, të rrethuar nga orë të bukura. Ai kishte fiks baterinë që nevojitej, dhe pasi e shqyrtoi orën time, ai më siguroi që edhe pse ishte orë shumë e vjetër, ishte ende në gjendje shumë të mirë.

Më kujtoi hyrjen në Psalmin 139: “Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh. Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim. Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia.” 1

  1. CEV