Shpesh ndihem e dekurajuar me gjendjen e botës. Lexoj gazetën dhe shikoj lajmet e mbrëmjes dhe ndonjëherë mërzitem shumë! Pse ka kaq shumë mosmarrëveshje, pse njerëzit nuk mund të përpiqen të shkojnë mirë me njëri-tjetrin? Megjithatë, thonë se kur drejtojmë gishtin tregues ndaj të tjerëve, tre gishta të dorës sonë drejtohen nga vetë ne. Atëherë duhet të pyes veten:A kam bërë ndonjë gjë sot për të qenë pjesë e zgjidhjes, edhe pse vetëm në lagjen time? Të pashpresët “ç ‘dobi ka?”. Ky mentalitet nuk është vetëm mposhtës, por nuk është thjesht një mënyrë e shkëlqyer për të jetuar jetën tonë!

Mikesha ime Margaret tregon historinë e mëposhtme të një incidenti në ndërtesën e saj:

“Në ndërtesën tonë kemi një grup bisedash për banorët. E përdorim atë për njoftime, për të shitur gjëra, dhe nganjëherë për të shfryrë zhgënjimet tona. Disa ditë më parë, një duzinë ose më shumë njerëz ishin të zemëruar për një mendim të shprehur në një grup bisedash. U thanë gjëra të shëmtuara, të rënda dhe ofenduese.

“Isha thellësisht e pikëlluar dhe emërzitur dhe mora në konsideratë të largohesha nga grupi.

“Pastaj, pata një ndjesi se ky ishte reagimi i gabuar, dhe se duhet të ndaj ndjenjat e mia në bisedë, edhe pse rrallë marr pjesë.

“Kështu që i kërkova Zotit të më ndihmonte të flisja me dashuri dhe mirësjellje me këta njerëz që nuk i njoh dhe nuk mund t’i identifikoj, edhe pse është e mundur që nganjëherë përdorim ashensorin së bashku!

“Shkrova se është e trishtueshme ta trajtojmë njëri-tjetrin në këtë mënyrë, se duhet të jemi të sjellshëm, tashmë ka kaq shumë dhunë dhe agresion në rrugë. Duhet të jemi në gjendje të kthehemi në shtëpi pas një dite të gjatë dhe të gjejmë një strehë dashurie mes nesh. Gjithashtu shkrova se nëse mund të flasim me mirësjellje dhe dashamirësi me njëri-tjetrin, do të krijojmë një klimë sigurie dhe mbrojtjeje brenda ndërtesës sonë.

“Prisja një mal përgjigjesh të pështira dhe cinike. Por jo, pati një heshtje të përgjithshme dhe disa ‘pëlqime’. Ndihesha mirënjohëse për pëlqimet dhe e mora heshtjen si shenjë respekti, tema tani ishte e mbyllur.

“Mund ta ndjeja Zotin në punë, duke dashur të rivendosja zemrat tona. Dje ndava në grupin tonë online një citim frymëzues dhe i falënderova të gjithë që ishin fqinjë kaq të mirë. Këtë herë ka pasur më shumë pëlqime dhe disa njerëz gjithashtu ndanë dëshirat e tyre që të gjithë të kalonim një ditë të mbarë! Gjë që ndodhte për herë të parë!

“Edhe pse ndihesha e ndrojtur, isha e gëzuar që kisha ofruar një alternativë ndaj kritikave agresive. Dhe edhe përsëri, një dashuri e vogël përshkon një rrugë të gjatë,të gjatë.”