Zoti mund t’ju japë gëzim, që ju bën të lumtur edhe nëse gjërat nuk janë të përkryera në jetën tuaj, sepse ai shkon përtej saj. Zoti premton se gjërat do të rregullohen në të ardhmen, dhe se Ai ju jep forcë për të tashmen.

Zoti dëshiron t’ju ndihmojë të jeni të lumtur edhe nëse gjërat apo rrethanat ku ndodheni nuk janë përfekte. Gëzimi i Tij ju ndihmon të jeni të lumtur, plot adhurim dhe të pashqetësuar, edhe nëse ju rrethojnë shumë probleme, sepse ai vjen nga lartësitë qiellore, shumë, shumë përtej këtyre problemeve tokësore. Jezusi është ura jonë, porta drejt lumturisë sonë.

Zoti ju do edhe nëse jeni të këqij, edhe nëse vonoheni, edhe nëse bëni mëkate, edhe nëse nuk tregoheni të dashur apo besnikë. Ai nuk rresht kurrë së dashuri dhe më e rëndësishmja, nuk ndalet së besuari se fitorja është shumë afër, sepse vërtetë është. Besimi i Tij tek secili prej nesh na bën të jemi të gëzueshëm edhe kur gjërat janë shumë të zymta, sepse ne kemi besimin se gjërat do të bëhen më mirë.

Për të pasur këtë gëzim është shumë e rëndësishme për ta parë të sotmen në një vision të përjetësisë, për të mos lejuar gjërat e ndryshme që ndodhin momentalisht të ndikojnë shumë në lumturinë dhe paqen tonë. Problemet e sotme janë shumë të vogla krahasuar me të mirat e shumta që na presin kur të jemi së bashku me Jezusin. Ndaj, shikoni përpara dhe kini besim, sepse ashtu do të përmirësoni edhe të tashmen.

Ndonjëherë na duket sikur nuk mund të jemi të gëzuar nëse nuk kemi larguar të gjitha problemet tona. Nëse na shfaqet përpara diçka negative, ajo na shpon tullumbacen tonë të gëzimit dhe na duket sikur gëzimi ynë u zhduk. Por gëzimi shpirtëror i Zotit bazohet në shumë më tepër se aq. Ne mund të jemi të gëzuar gjatë stuhive të jetës, sepse e dimë se mbi re, ka gjithmonë diell.

Fillo kërko në ditën tënde gjërat që Ai sjell për të të bërë të lumtur, për të të dhënë kënaqësi dhe gëzim. Zoti dëshiron që ju të shijoni dhuratat e Tij dhe të merrni kënaqësi nga çdo e mirë që Ai ju jep. Por, Ai do gjithashtu t’ju mësojë një tjetër gëzim, gëzimin e përhershëm, një lumturi të pafund që nuk varet vetëm nga gjërat që ndodhin në tokë.

Lumturia që sjell Zoti bazohet tek besimi; ajo sheh përtej momentit dhe gëzohet në natyrën e përjetshme të dashurisë së Zotit. Juve ju lejohet të jeni optimist për të ardhmen edhe nëse të tashmen e keni të ndërlikuar. Juve ju lejohet të besoni se Zoti ju do edhe nëse mendoni se e keni zhgënjyer Atë. Juve ju lejohet të jepni dhe të ndani shumë dashuri sepse nuk do të mbeteni kurrë pa të. Juve ju lejohet të argëtoheni e të çlodheni, sepse këto gjëra janë të mira për shëndetin dhe Atij i pëlqen shumë t’ju shohë duke i bërë ato.

Çështja është se Zoti dëshiron që ju të jeni të lumtur. Dhe nuk është e nevojshme të ndryshosh asgjë përreth teje. Ajo që duhet të bëni është të pranoni gëzimin, qetësinë dhe kurajon që Ai dëshiron t’ju japë, të pranoni premtimet e Tij, t’i dëshmoni ato dhe të ndryshoni të ardhmen tuaj. Dhe kjo arrihet menjëherë, në momentin që tregoni besim.

[divider icon=”ellipsis-horizontal” style=”none”]

Nëse nuk e ke provuar ende gëzimin e Zotit, mund ta bësh tani duke bërë lutjen e mëposhtme:

Jezus, Kam nevojë për diçka në jetë, diçka që të më sjellë atë gëzim që nuk largohet pavarësisht rrethanave. Kam dëgjuar se Ti mund të më japësh gëzimin që s’ma vjedh dot asgjë–as dhimbja, as pikëllimi e as humbja. Nëse mund ta sjellësh në jetën time, e dua. Të lutem, ec me mua si miku im dhe më jep një arsye për të jetuar. Faleminderit shumë.

Lumturia e Zotit është e arritshme edhe në kohë të vështira.

Edhe me telashet e mia, gëzimi im nuk ka masë.—2 Korintasve 7:4

Tani me kënaqësi do të pranoj se sa i dobët jam; jam i lumtur që jam shembull i gjallë i fuqisë së Krishtit, në vend që të mburrem me fuqitë dhe aftësitë e mia. Për sa kohë e di se është e gjitha për të mirën e Krishtit, jam i lumtur për gjithçka…fyerjet, mundimet, përndjekjet dhe vështirësitë.—2 Korintasve 12:9–10

Fort të dashur, mos ju duket çudi për provën e zjarrit që është ndezur mes jush për t’ju vënë në provë. …Por përkundrazi, gëzohuni si pjesëtarë të mundimeve të Krishtit. Ju ndani mundimin e Tij tani në mënyrë që të gëzoni me hare kur të shfaqet lavdia e Tij.—1 Pjetër 4:12–13

Kur të jeni duke kaluar ndonjë vështirësi, mund të rikujtoni fitoret e shkuara dhe të numëroni të mirat që keni dhe të shpresoni që ato do të shtohen nëse jeni besnik.―Ezra Taft Benson (1899–1994)