Ne nuk do të kemi thirrjen e Abrahamit për t’u bërë ati i kombeve. 1 Nuk e kanë shumë prej nesh forcën e Samsonit për të sjellë keqbërësit para drejtësisë. 2 Rrallë ndodh të të jepet përgjegjësia e ruajtjes së popullit të kombit tonë, siç iu dha Esterit. 3 Dhe shumica prej nesh nuk ka guximin e profetit Daniel, që rrezikoi jetën për besimin tonë. 4 Apo dhe fuqinë e apostulit Pal, që ungjillëzoi pothuajse të gjithë botën e njohur të kohës së tij. 5

Shumica prej nesh janë si ata individët jo me shumë emër që gjenden nëpër të gjithë ungjijtë, si burrat dhe gratë që uleshin në bar duke dëgjuar Jezusin, duke shijuar drekën me bukë dhe peshk, dhe duke pritur që fjalët e Tij të vijnë në zemrat tona dhe ndryshojnë jetët tona. 6 Ai na ka dhënë, pa dyshim, shumë gjëra për të cilat duhet të mendojmë dhe reflektojmë.

Nuk duhet të bëjmë diçka që bie në sy apo diçka të jashtëzakonshme me jetën tone që ta quajmë atë të denjë. Sekreti është të zbulojmë se përse na ka thirrur Zoti dhe si ta përmbushim atë mision. Disa nga jetët më kuptimplota janë ndërtuar duke bërë gjëra të vogla me shumë përpjekje të panumurta.

I dashur Zot, më jep besim për të besuar, dashuri për të vënë të tjerët para vetes, besim për ta ndarë me ata që kanë nevojë, forcë për të bërë atë që duhet, durim për të dëgjuar të tjerët dhe mirësi për t’u kujdesur për njerëzit rreth meje.

Do të doja të isha më vetëmohuese, njeri që përkujdeset, si Ti. Të lutem eja në jetën time dhe më mbush me Fymën tënde të dashurisë, që unë të mësoj të mendoj më tepër për të tjerët. Më ndihmo të bëj një jetë të denjë, ta arrij këtë jo domosdoshmërisht nëpërmjet arritjeve, por nëpërmjet një sërë veprash të vogla, të dashura dhe të rëndësishme, ditë pas dite – jo për lavdi apo shpërblim, por sepse dua të eci në hapat e Tua, si Ai që bëri mirë kudo që shkoi. 7

  1. Shih Zanafilla 12.
  2. Shih Gjyqtarët 6.
  3. Shih Ester 4.
  4. Shih Danielin 6.
  5. Shih Veprat 13-15,18
  6. Shih Mateu 14.
  7. Shih Veprat 10:38.