Po rrija në makinë brenda parkingut, duke marrë kohë për të menduar mbi ndryshimet në jetën dhe punën time. Ndihesha sikur kisha goditur ndonjë rrafshnaltë, dhe isha sinqerisht pak i shqetësuar.

Papritur më doli një burrë në dritare. I shkurtër, i çrregullt, dhe me një pamje hareje pa kufi, ai më përshëndeti ngrohtë. Isha pak i befasuar, dhe madje pak më shumë i kujdesshëm. Krimi ështëi shfrenuar në Afrikën e Jugut, dhe ka plot oportunistë që kërkojnë një shënjestër të lehtë. Por teksa po rrija aty ulur duke i dhënë atij një vështrim dyshimtë skiç, ai vazhdoi: “Sa ditë e bukur sot!”

Unë po murmurija, duke bërë me mendje një listë të gjërave me vlerë që kisha në makinë.

“Perëndia di vërtet se si të bëjë çdo ditë të veçantë!”Përsëri u pajtova menjëherë me të, i pasigurt se ku do të dilte me temën.

“Ka diçka interesante mbi Zotin, Ai di gjithçka! Ai është Shpëtimtari ynë, dhe Ai nuk na shpëton thjesht nga ferri, por gjithashtu edhe nga problemet tona këtu!” Tani isha i intriguar dhe iu përgjigja më entuziast.

Ai pastaj u përkul, duke e mbështetur krahun në makinë me familjaritetin e një miku të vjetër, dhe tha, “E di diçka tjetër? Zoti ka stinë në jetën tonë. Secila është e ndryshme, dhe secila kërkon vëmendjen tonë të plotë në atë periudhë. Por prania e Tij është në çdo stinë dhe në çdo periudhë, pavarësisht se kur vjen ose çfarë sjell në jetën tonë. Ai është gjithmonë me ne për të na ndihmuar të nisim një stinë të re.”

Nuk e mbaj mend si u përgjigja; u pushtova nga fjalët e tij. Ai buzëqeshi, më uroi një ditë të këndshme, u kthye dhe u largua, duke kënduar një këngë me pëshpërimë. Desha të flisja më shumë, t’i thosha që e kishte dërguar Zoti për të më inkurajuar, t’i thosha që fjalët e tij më lehtësuan shpirtin tim të trazuar. Por sa më shumë mendoj për të gjithë përvojën, aq më shumë e kuptoj se ai e dinte tashmë.

Atë ditë të qetë, zemra ime e trazuar u qetësua nga i njëjti që qetësoi detin për dishepujt e Tij. Nuk e di cili ishte ai burrë, emrin e të cilit nuk e zbulova kurrë. Ajo çka di është se ai m’u gjend pranë, Jazusi iu manifestua një dishepulli të frikësuar. Stinët e jetës sime do të vazhdojnë të ndryshojnë, por Jezusi jo. 1

  1. Shih Hebrenjve 13:8.