Klark dhe Meri ishin të dashuruar me njëri-tjetrin. Klarku i propozoi për martesë dhe Meri pranoi. Por gjërat s’ishin kaq të thjeshta. Klarku e dinte që për të pasur një martesë të lumtur dhe në harmoni, ai duhet të merrte miratimin e prindërve të Merit, Klarensit dhe Glodisë, veçanërisht miratimin e Goldisë. Ai kishte dëgjuar se si vjehrrat mund të ishin, paksa të vështira. Ai u mblodh me guxim dhe shpresoi për më të mirën.

“E di që martesa duhet të jetë 50 me 50, apo jo?” e testoi Goldi Klarkun.

“Jo e jona,” iu përgjigj Klarku pa ngurruar. “E jona ka për të qenë 60 me 60!”

Dhe kështu qe.

Kjo është historia e vërtetë e si filloi krijimi i një shtëpie të lumtur, një shtëpi që unë pata fatin të bëhem pjesë disa vite më vonë. Është një histori e thjeshtë, por përmban një të vërtetë të rëndësishme: Martesat e suksesshme dhe shtëpitë e lumtura (apo më mirë të them, çdo marrëdhënie të rëndësishme) ndërtohen me veprat e vogla të përditshme e plot dashuri të vetë-sakrifikimit, ku çdo person është i gatshëm të japë një 10% shtesë pa mbajtur shënim se kujt i takon radha. A s’të pëlqen kur njerëzit sillen ashtu me ty?

Por se ku e gjen atë lloj dashurie do të të ndihmojë ty dhe të dashurit e tu në çdo ulje-ngritje, sfidë apo zhgënjim që vitet mund të nxjerrin përpara?  Vjen nga burimi i të gjitha gjërave të mira, nga vetë Zoti. Dhe duhet ta kërkosh vetë. “Çdo dhuratë e mirë dhe çdo dhuratë e përsosur vjen nga lart, vjen poshtë nga Ati, i cili na jep plot gjëra që t’i shijojmë.”1

  1. Jakobi 1:17; 1 Timoteut 6:17