Unë nuk kam lindur qytetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të fitosh të drejtën e qëndrimit aty është thjesht një proces. M’u desh të plotësoja grumbuj të mëdha formularësh, të kaloja orë të tëra në telefon me zyrtarë, të paguaja një shumë të majme, të jepja shenjat e gishtërinjve, dhe të bëja një intervistë për të përcaktuar nëse unë i përmbushja kërkesat për të fituar lejen e qëndrimit. Dhe, ia dola mbanë! Ajo qe një ditë e lumtur!

Tani mund të vij dhe të largohem lirisht. Kur hipi në aeroplan për të shkuar në një vend tjetër, nuk kam pse shqetësohem se nuk do të më lejohet kthimi. Mund të nxjerr Kartën time të vogël të Gjelbër dhe të provoj se kam të drejtë të jem aty. Kjo do të thotë shumë për mua, sepse ishte një periudhë kur nuk e kisha Kartën e Gjelbër pavarësisht se kisha një bashkëshort dhe fëmijë amerikanë.

Pra, ç’bëra? Më mori pak kohë, por i kalova të gjitha hapat një e nga një. M’u desh të kaloja orë të tëra në telefon me zyrtarët e emigracionit, teksa më bënin të mbushja formularë dhe kërkesa të ndërlikuara. Ditën e intervistës sime, isha pak nervoze. Po sikur, për çfarëdo arsye, ata ta refuzonin aplikimin tim? Por siç e mendoja dhe lutesha, kuptova se kisha bërë gjithçka të nevojshme. I kisha përmbushur të gjitha kërkesat, dhe nuk kishte arsye pse ta refuzonin aplikimin tim. Mund të kisha besim në vetvete teksa shkoja në intervistë, sepse e kisha bërë pjesën time.

Pa dyshim, u luta që Zoti të lejonte që të më pranonin aplikimin, por nuk po lutesha për një mrekulli. Do të kishte qenë budallallëk nga ana ime, gjatë procesit të emigrimit, të kisha planifikuar ndodhjen e një mrekullie dhe të mos e bëja pjesën time, dhe më pas, kur të vinte momenti, t’i përgjërohesha Zotit për një mrekulli.

Ndoshta, ngaqë jam nënë dhe e di si është kur vogëlushja ime vjen gjithë ditën tek unë me kërkesa si “Mund të më sjellësh një gotë ujë? Po, mundtë ta sjell, por ti je shtatë vjeçe dhe mund ta marrësh vetënjë gotë ujë. Unë mendoj se Zoti mundet ndonjëherë të ndihet sikur ne po lutemi për gjëra, për të cilat jemi fare mirë në gjendje t’i sigurojmë vetë.

Vogëlushja ime shtatë vjeçare mund të dojë këshillë si të mos kapë duart në derën e dollapit apo si të pastrojë vendin apo tualetin, por ajo është fare mirë e aftë që të marrë një gotë ujë për vete. Dhe unë pres që ajo ta bëjë kaq gjë. Nëse ajo do të ishte e sëmurë ose e lënduar, kjo do të ishte histori tjetër, por në përgjithësi, pres që ajo të lërë atë që po bën dhe të marrë gjërat që i nevojiten për vete.

Bibla është plot me shembuj të Zotit i cili është duke pritur që njerëzit të kujdesen për gjërat që janë në gjendje të menaxhojnë para se Ai të bënte atë që ata nuk mundeshin.  Ai e shpëtoi Noan dhe familjen e tij nga përmbytja, por Ai priste që arkën ta ndërtonte Noa. Zoti mrekullisht siguroi mana për fëmijët e Izraelit, por Ai priste prej tyre që t’i mblidhnin çdo ditë. Jezus e ngriti Lazarusin nga bota e të vdekurve, por para se ta bënte këtë, Ai i tha turmës të hiqnin gurin.

Kur Jezusi shumëfishoi bukën dhe peshqit, Ai mund ta kishte bërë këtë pa “pjesën e parë” të pesë bukëve dhe dy peshqve. Ai gjithashtu mund të kishte bërë të shfaqej bukë në duart e çdo personi në turmë, në vend që të bënte dishepujt e Tij të shpërndanin ushqimin. Por përsëri, Ai priti që secili të bënte pjesën e tij. Kur e ke bërë pjesën tënde, mund të kesh pritshmëri dhe besim se Zoti do ta bëjë pjesën e Tij sipas vullnetit të tij.

Në të gjithë këto raste, kishte situata kur nevojitej vërtet një mrekulli. Ka gjithashtu raste kur nuk nevojitetnjë e tillë. Ti thjesht duhet të punosh paksa. Le të themi “Është në dorën tënde!”.

Thelbi im i gjithë kësaj nuk është, “Mos u lut!” Më shumë është, “Mos prit të bëjë Zoti atë që je ti përgjegjës për ta bërë!” Dhe nëse e ke bërë atë që duhet dhe mundesh, ki besimin për të vazhduar para. Njësoj si qytetarët e një vendi që kanë disa të drejta, edhe ne kërkojmë shtetësinë qiellore. Kur përmbushim kërkesat, ne fitojmë të drejta dhe privilegje. Dhe privilegjet e një fëmije të Zotit janë jashtë listës së dëshirave.