Isha pesëmbëdhjetë vjeç dhe i prisja me padurim të premtet, pasi nënkuptonin një udhëtim në plazh. Çdo javë gjatë verës, grupi ynë i të rinjve shfaqte një interpretim spontan këngësh dhe parodish në rrugicën në rërë prej dërrase, për të ndarë mesazhin e dashurisë së Zotit me ata që kalonin.

Një të premte morëm një dhurim të madh me bukë dhe ëmbëlsira nga një furrë vendase. “Le t’i çojmë në plazh,” sugjeroi dikush. Kur mbërritëm dhe njoftuam shpërndarjen e simiteve dhe ëmbëlsirave, një turmë e vogël nevojtarësh dhe njerëzish me veshje të vjetra iu bashkuan grupit tonë. Me shumë mirënjohje morën ç’ju ofrua, edhe pse dy persona murmuritën se buka e tyre e preferuar nuk gjendej mes atyre që ne ofronim. Ata refuzuan të merrnin ç’kishin për të dhënë, dhe u larguan duarbosh, duke murmuritur.

Më vonë, një grua e re u afrua. Ajo po shtynte një karrocë dyshe fëmijësh, të mbushur jo vetëm me dy fëmijët, por me çka dukej të ishin të gjitha zotërimet e saj tokësore. “Dëgjova që po shpërndanit bukë.” Zëri i saj tingëllonte thuajse i dëshpëruar, siç mund të ketë qenë jeta e saj. Një fëmijë me sy të mëdhenj po shikonte në heshtje nga karroca e tij, ndërkohë që një foshnjë flinte me copa. Rrobat e tyre dukeshin mjaft të reja, por gjërat e vendosur në çdo centimetër të lirë të karrocës tregonin se gruaja nuk kishte vend, ku të qëndronte.

Mblodha ushqimet e mbetura në një qese, disa kekë, nja dy simite dhe ia dhashë. Ajo as nuk i hodhi një sy të shikonte çfarë kishte brenda, por më falënderoi pa nguruar.

Një nga miqtë e mi nisi të bisedonte me nënën e re. Unë u ktheva të paketoja gjërat, por dëgjova mjaftueshëm nga biseda, për të kuptuar se ai i dha asaj vendndodhjen e një strehe për gra dhe para për të arritur aty. Isha e lumtur që ajo kishte ardhur tek ne, e lumtur që ajo mundi të gjente pak ndihmë, një rreze shprese. Mendova gjithashtu edhe për dy personat që u larguan pa marrë asnjë gjë.

Buka e parajsës jepet bujarisht për të gjithë ata që e kërkojnë. Herët që kam mbetur e pakënaqur janë herët që nuk e kam lënë bujarinë të hyjë në zemrën time dhe të më mbushë shpirtin.