Më dërgoi im Atë

Siç Ati Im më dërgoi mua, unë të dërgoj ty. Të dërgoj jashtë në një botë plot lëndim dhe humbje, dhimbje dhe vuajtje, thyerje zemrash dhe vetmie, nevoje dhe malli, që të mund t’i japësh kësaj bote të humbur dhe të vetmuar, atë që të kam dhënë ty. Jep lirisht dashurinë, dhembshurinë dhe mirëkuptimin Tim atyre që kam dëshpërimisht nevojë për të.

Kudo qofsh dhe në çfarëdo situate qofsh, ke njerëz afër që kanë nevojë për dashurinë Time. Unë dua t’i jap jo vetëm jetë të përjetshme, por gjithashtu një jetë më të begatë këtu dhe tani, dashuri, paqe, mirëkuptim dhe përmbushje. Dua t’i transformoj jetët e tyre si në tokë dhe përtej.

Fjalët e tua të miqësisë dhe dhembshurisë demonstrojnë dashurinë dhe merakun Tim për ta, tregojnë që Unë dua të jem miku i tyre përgjithmonë. Simpatia dhe mirëkuptimi yt mund të prekë zemrat e atyre që kanë pak miq besnikë. Paqja dhe besimi yt, si dhe siguria e shpresës në mes të stuhive të jetës janë diçka për të cilën atyre u digjet zemra. Dashuria e sinqertë që ata shohin tek ti është si të ulesh para një oxhaku të ngrohtë në një natë të ftohtë dimri.

Çdo njeri ka ndikim dhe kur ti ndikon tek një person për mira, edhe ai person ndikon për mirë tek persona të tjerë dhe gurgullimat e dashurisë Sime ecin përpara.