Gjithmonë jam munduar të gjej kohë për lutjet. Edhe pse unë dhe gruaja ime lutemi bashkë çdo mëngjes dhe para se të flemë, e gjej veten duke neglizhuar “bisedën e zakonshme me Jezusin” përgjatë ditës, veçanërisht kur dalin gjëra të papritura. E di që duhet të lutem, por është e vështirë, vërtet e vështirë, të veçosh “kohën e lutjes.”

Më pas, lexova për Rregullin e 2 Minutëshit. 1 Ja se si funksionon.

Shumica e detyrave që ne përtojmë t’i bëjmë, në fakt, nuk janë të vështira për t’u bërë: është tërësisht e mundur t’i arrish, ne thjesht për arsye të panjohura, shmangim t’i nisim ato, kryesisht ngaqë “nuk kemi kohë.”

Rregulli i 2–Minutave e tejkalon zvarritjen apo përtesën duke e bërë shumë të thjesht nisjen e detyrës. Ka dy pjesë të Rregullit 2–Minutësh…

Pjesa e 1: Nëse të merr më pak se dy minuta, bëje tani.

Ka shumë gjëra të cilat i zvarrisim, të cilat mund t’i bëjmë brenda dy minutave, ose më pak. Për shembull, të lajmë enët pas një vakti, të fusim rrobat e palara në lavatriçe, të hedhim mbeturinat, të pastrojmë rrëmujën, të dërgojmë atë emailin, dhe kështu me radhë.

Pra, rregulli thotë nëse një detyrë merr më pak se dy minuta për t’u kryer, bëje menjëherë. A praktikohet kjo për lutjen? Sigurisht që po!

Pjesa e 2: Kur nis një zakon të ri, duhet të marrë më pak se dy minuta kohë për t’u bërë.

A mund të përmbushen të gjitha synimet tona në më pak se dy minuta? Sigurisht që jo, por çdo qëllim mund të fillojë në dy minuta ose më pak kohë. Lutjet e gjatë dhe të dëshpëruara janë mirë dhe sigurisht të nevojshme, por një fillim i mirë është të nisësh me lutje të shkurtra, pa vonesë.

Pra, si më ndihmon kjo të lutem më shumë? E po, në vend që të presësh një periudhë të madhe “kohe lutjeje,” po përpiqem të dërgoj lutje të shkurtra përgjatë ditës, sa paraqitet nevoja, nëse është e mundur. Bibla premton që Jezusi më dëgjon gjithmonë, kështu që, po veproj sipas asaj të vërtete. 2 Dhe e dini çfarë? Mendoj se zakoni im i lutjes po ecën në rrugën e duhur.

  1. David Allen, Getting Things Done
  2. Shih 1 Gjonit 5:14–15.