Ishte një ditë e zymtë kur u ula në dritaren e një shtëpie më mur tulle në Leicester, Angli, duke parë shiun teksa krijonte rrëke të vogla mbi xhamin e dritares. Një shok më kishte lënë të rrija në shtëpinë e tij gjatë kohës që nuk ndodhej aty dhe unë kujdesesha për një të afërm të diagnostikuar me sëmundje të pashërueshme. Ishte gjysëm ore me autobus nga shtëpia për tek Spitali Leicester Royal ku kalova pjesën më të madhe të kohës.

Kisha kursyer për këtë udhëtim dhe kisha marrë një leje dyjavore pa të drejtë rroge nga puna, si dhe disa ditë të tjera shtesë nëse do të më duhej të qëndroja më gjatë derisa të mbërrinte një tjetër i afërm për të më zëvendësuar. Megjithatë dy javë u bënë tre, dhe i afërmi po vonohej. Po fillonin të më mbaronin paratë dhe nisa të shqetësohem se sa gjatë do mund ta shtyja me paratë e limituara që kisha.

Atë mbrëmje, telefonova shoqen time Myriam dhe i shpjegova situatën.

“Po nisëm!” më tha. “Mund të marr një javë pushim nga puna dhe do vij me kënaqësi tek ti.”

Mora Miriamin në stacion të nesërmen në mbrëmje. Binte shi rrëke, por isha kaq i lumtur që e takova sa me zor e vura re. Ardhja e saj ishte përgjigje e lutjes sime, dhe ndjeva Zotin të më ndihmonte mua dhe të afërmin tim të sëmurë me praninë e Myriamit.

Miriami nuk ndihmoi vetëm financiarisht bleu ushqime dhe mori me qira një makinë, gjë që e bëri më të thjeshtë vajtjen dhe ardhjen në spital dhe për ta shëtitur nga pak pacientin tonë – por ajo më ofroi një mbështetje të lartë morale. Isha e rënë moralisht duke parë çdo ditë vuajtjet në repartin e kancerit.

“Si do mund të ta shpërblej ndonjëherë?” e pyeta Miriamin kur i dhashë përqafimin e lamtumirës.

“Mos u shqetëso për këtë gjë! Jam e lumtur që munda të të ndihmoj.”

Atëherë kur kisha menduar se askush nuk po ma vinte re dëshpërimin, Zoti më tregoi se Ai e kishte vënë re, duke prekur zemrën e një shoqeje që u përgjigj dhe më erdhi në ndihmë. Kjo eksperiencë më rikujtoi se sa shumë mirësi ka te shumë njerëz.

Herën tjetër që Zoti do ta nxisë shpirtin tim të bëhet një “Samatarian i mirë” për dikë që ka nevojë, e di që do të ndihem më e motivuar t’i përgjigjem thirrjes, duke sjellë në mend se sa e rëndësishme ishte për mua ndihma e Miriamit.