Në zemër të Krishtlindjes është Fëmija i Betlehemit, i cili lindi në këtë botë armiqësore, shpesh herë të ftohtë, për të na ngrohur me dashurinë qiellore të Atit të Tij. Ishte një fëmijë, i cili filloi festimet e para të Krishtlindjes, dhe janë fëmijët ata që e mbajnë këtë festë gjallë në mënyrën e tyre.

Të rriturit e dinë shumë mirë këtë. Krishtlindja nxjerr në pah pafajësinë tonë fëmijërore, ne bëhemi të butë dhe zemrat tona rrahin me emocion, sikur jemi fëmijë, me këngët, dritat, dhuratat, simbolizmin dhe gjestet festive. Ne e lidhim Krishtlindjen me fëmijët, dhe çdo vit na pëlqen të kujtojmë gëzimin e tyre të çiltër.

Një mbrëmje dhjetori, në mes të ngutjes së sezonit të Krishtlindjes, unë dhe gruaja ime po ktheheshim në shtëpi pas një ditë të gjatë dhe të lodhshme. Ndihesha i mërzitur, jo thjesht nga ngjeshjet në autobus, por edhe nga nostalgjia për një Krishtlindje më të ngrohtë, më pak komerciale dhe më muzikore.

Po reflektoja për këto dhe mendime të tjera, kur një familje me fëmijë të vegjël hipën në autobus. Fëmijët ishin guximtarë, një gjë e mirë për një natë të plogët, por më e mira po fillonte. Papritur, dëgjova një “pa rum pum pum pum!” Në fillim, mendova se ishte thjesht një fragment natyral i mendimeve të mia të brendshme, por jo. Ishin fëmijët që sapo kishin hipur në autobus. Një prezantim i drejtpërdrejtë i këngës “Djaloshi i vogël i daullexhi!” Pa asnjë nxitje nga prindërit e tyre, të dy filluan të këndonin, me gjithë forcë:

Eja, më thanë ata
Pa rum, pum, pum, pum
Kemi një Mbret të sapolindur për të parë
Pa rum, pum, pum, pum
Do t’i çojmë dhuratat tona më të mira.

Pa rum, pum, pum, pum
Do t’ia ulim përpara Mbretit.

Pa rum, pum, pum, pum
Rum, pum, pum, pum
Rum, pum, pum, pum.
1

Disa ditë më vonë, ne ishim në një qytet bregdetar, të cilin e vizitojmë çdo ditë për të sjellë ngazëllim, dhurata dhe mesazhin e Krishtit për Krishtlindje. Pas një dite intensive veprimtarish, ne ishim te shtëpia e një miku të afërt, i cili na pret gjithmonë plot entuziazëm, me krahë të hapura dhe çajin e shërbyer në tavolinë. Megjithatë, këtë natë, lodhja e ditës ishte e dukshme ngado. I kishim përdorur të gjitha burimet tona fizike dhe mikpritësit tanë gjithashtu ishin të lodhur nga një ditë e gjatë pune. Si do ta shpërndanim gëzimin e Krishtlindjes me këto zemra të lodhura? Dikush nisi të luante një këngë në kitarë dhe ne iu bashkuam duke kënduar. Filluam të zgjoheshim nga pak, por prapë s’ishte mjaftueshëm për të qenë plotësisht në ritëm.

Kush nga nxori nga kriza? Një fëmijë e vogël. I shpjeguam Frankos, një banori katër vjeçar të shtëpisë, se më e mira e Krishtlindjes nuk ishte të hapje dhuratën, por të hapje zemrën. Kështu që, ne filluam të këndonim këngën, “Jezus, Eja në Zemrën Time,” Zëri i Frankos dëgjohej më i qartë se i të tjerëve. Ai e shqiptonte çdo fjalë me qëllim, ndërkohë që këndonte, duke reflektuar përqendrim të plotë në kuptimin e këtij mesazhi të fuqishëm:

Jezus, eja në zemrën time,
Më mbush me dashurinë dhe dritën Tënde.

Fëmijët ngado e thonë këtë lutje të shkurtër,
Ftoje Jezusin sonte. 2

Papritur, të gjithë ne u zgjuam plotësisht për të dëshmuar një mrekulli të vërtetë Krishtlindjesh, Krishti lindi në zemrën e një fëmije që besonte.

Episodi i fundit ndodhi ditën e fundit të vizitës sonë, kur rreth njëzet fëmijë u mblodhën për lojëra dhe çmime. Pasi ata garuan gjithë potere dhe ngazëllim lart e poshtë shtegut në garat e thjeshta dhe ato me stafeta, erdhi momenti për të treguar historinë e Krishtlindjes së parë, por a do t’i jepnin ata fund poteres, vallë? Për habinë tonë, ata u ulën në tokë në gjysmë rreth përballë nesh, duke marrë librin e këngëve në duart e tyre tani të djersitura, dhe me përqendrim dhe seriozitet të pashoq, po kërkonin këngën dhe filluan ta këndonin. Ne të gjithë dhe prindërit e tyre u mrekulluam nga kjo shfaqje e thjeshtë fëmijërore e adhurimit. Për një moment, na u duk sikur hodhëm një vështrim çudibërës në si në koritën e natës së parë të Krishtlindjes:

Larg në një koritë, pa pasur djep për krevat,
Lord i vogël Jezus shtriu kokën e Tij të ëmbël.
Yjet në qiellin e ndritur pamë, aty ku ishte i shtrirë Ai,
Ku Lordin e vogël Jezus e zuri gjumi mbi kashtë.

Ji pranë meje, Lord Jezus, të kërkoj të qëndrosh
Pranë meje përgjithmonë, dhe të lutem, të më duash.
Bekoji të gjithë fëmijët nën përkujdesjen Tënde,
Dhe na gjej një vend në parajsë të jetojmë aty me Ty.
3

Krishti e manifeston praninë e tij te çdo fëmijë, i cili feston lindjen e Tij. Bekoftë Ai gjithashtu edhe jetën dhe shtëpinë tënde.

  1. Little Drummer Boy: Teksti: Katherine K. Davis, Muzika: kënga tradicionale çeke
  2. Jesus Come into my Heart: Muzika dhe teksti: Cathy Gehr, Michael Gilligan
  3. Away in a Manger: Muzika: James R. Murray, William J. Kirkpatrick, Teksti: I panjohur