Nëse je si shumica e njerëzve sot, je mësuar të lëvizësh shpejt dhe të presësh rezultate të shpejta. Problemi i kësaj–apo të paktën pjesë e problemit–është se ajo që na mjajftonte dje, vështirë se na mjafton sot, dhe një rritje e pritshmërive personale fillon nga ajo që ti pret nga të tjerët dhe nga jeta në përgjithësi.

Ti lufton të ndjekësh ritmin e botës por në të njëjtën kohë nuk e ndryshon dot faktin që disa gjëra thjesht duan kohë. Shumica e problemeve në punë apo me shëndetin apo në marrëdhënie nuk mund të zgjidhen duke shtypur butonin apo me një klikim në kompjuter.

Ndonjëherë jeta është e vështirë dhe ndonjëherë qëndron ashtu për disa kohë. Ekziston gjithmonë një mënyrë për të dalë nga vështirësia kur e hedh vështrimin nga unë për udhëzime dhe ndihmë, por shpesh mua më duhet kohë për të punuar në mendjet dhe zemrat tuaja dhe të të tjerëve. Edhe kur problemet zvarriten dhe ti ndihesh i lodhur mendërisht apo i zbrazët emocionalisht, unë jam në anën tënde, i gatshëm të të ripërtërij shpirtin dhe të të jap durimin dhe këmbënguljen të rezistosh ndërsa punojmë për ato probleme së bashku.

Nuk premtoj një jetë pa probleme. Unë nuk do të tund shkopin magjik dhe t’ju largoj problemet dhe luftërat, por mund t’ju ofroj burime të mbinatyrshme që t’ju bëj juve të aftë për të përballuar vështirësitë, të mos mposhteni nga stuhitë, dhe të bëheni më të fortë dhe më të mirëpajisur për të përballuar sfidën e rradhës.