Nehemia tha se ai ishte burimi i fuqisë së vërtetë. 1 Psalmisti David e gjeti atë në praninë e Zotit dhe ia ktheu Atij përsëri si një dhuratë dashurie. 2 Jeremia e gjeti atë në Fjalën e Zotit. 3 Mbreti Solomon tha se ai ishte një nga shpërblimet e Zotit kur jeton si duhet. 4 Jezusi ia premtoi atë pasuesve të Tij dhe tha se atë mund ta gjeje duke besuar dhe duke bërë atë ç’ka Ai thoshte. 5

Apostuli Pal e quajti atë si një nga frytet e Shpirtit të Shenjtë, si edhe një nga shenjat dalluese të mbretërisë hyjnore. 6 Edhe Pali duhet ta dinte; e bëri atë t’i rezistonte burgimit, persekutimit dhe shumë rreziqeve të tjera. 7 Apostuli Pjetër tha se ai nuk mund të shihej, por ama ishte “plot lavdi.” 8

“Ai” është “gëzimi i Zotit.”

Dhe lajmi i mirë është se gëzimi i Zotit nuk është vetëm për profetët, psalmistët, mbretërit dhe apostujt.

Miliona besimtarë të të gjitha moshave, prej kohësh, i janë gëzuar dhe kanë jetuar me të–prandaj edhe ti mundesh. Është falas, dhe mund të bëhet i yti që tani, me një lutje të thjeshtë duke i kërkuar Jezusit t’ju mbushë me gëzimin e papërshkruar të Frymës së Shenjtë.” Jezusi na ka premtuar: “Kërkoni dhe do t’ju jepet. …Nëse dini t’u bëni dhurata të mira fëmijëve tuaj, sa më tepër Ati qiellor do t’u japë Shpirtin e Shenjtë atyre që ia kërkojnë!” 9 Pastaj, mos u befasoni nëse do të jeni më të lumtur se kurrë apo nëse gëzimi juaj do të përhapet edhe tek të tjerët. Ashtu si gjithë gjërat e tjera të mira në jetë, gëzimi i Zotit është më i mirë kur ndahet me të tjerë.

  1. Shih Nehemia 8:10
  2. Shih Psalmet 16:11.
  3. Shih Jeremia 15:16.
  4. Shih Predikuesve 2:26
  5. Shih Gjoni 15:11.
  6. Shih Galatasve 5:22; Romakëve 14:17.
  7. Shih 2 Korintasve 11:23; Veprat e Apostujve 20:24.
  8. 1 Pjetrit 1:8
  9. Luka 11:9,13