Trajtoji të gjithë me mirësjellje, edhe ata që janë të pasjellshëm me ty, jo sepse ata janë të mirë, por sepse je ti. Autor i panjohur

Jeta është e shkurtër, por ka gjithmonë kohë për mirësjellje. — Ralph Waldo Emerson (1803–1882)

Të sigurojë para nuk është puna e një njeriu: të kultivojë mirësi është një pjesë me vlerë e punës së jetës. —Samuel Johnson (1709–1784)

Të gabosh falë mirësjelljes është thjesht një gabim. —Liz Armbruster

Sa larg i hedh qiriu i vogël rrezet te tij!
Aq ndriçon edhe një vepër e mirë në një botë të ligë.
—Uilliam Shekspir (1564–1616)

Sa e bukur mund të jetë dita,
Kur e prek mirësia!
—George Elliston (1883–1946)

Gjithmonë, ji pak më e mirë se sa është e nevojshme. —James M. Barrie (1860–1937)

Nëse nuk keni bamirësi në zemrën tuaj, ju keni problemet më të këqija të zemrës. —Bob Hope (1903–2003)

Mirësia është gjuha, ku të shurdhët mund të dëgjojnë dhe të verbrit mund të shohin. —Mark Tuein (1835–1910)

Preferoj të besoj më të mirën e të gjithëve, më kursen shumë telashe. —Rudyard Kipling (1865–1936)

Një fjalë e mirë shëron, por një fjalë dashakeqe të gjymton. —Fjalë e urtë ruse

Mos ji vetvetja, ji dikush më i sjellshëm. —Mignon McLaughlin (1913–1983)

Mos prit që njerëzit të tregohen miqësore, tregojua mënyrën. —Autor i panjohur

Nuk ka huamarrje më të madhe se një vesh dashamirës. —Frank Tyger (1929–2011)

Kur isha i vogël, i admiroja njerëzit e zgjuar. Tani që jam i madh, admiroj njerëzit e mirë. —Abraham Joshua Heschel (1907–1972)

Duke gëlltitur fjalët e liga të pathëna, askush s’është sëmurur nga stomaku. —Uiston Çërçill (1874–1965)

Shumë shpesh, ne nënvlerësojmë fuqinë e një prekjeje, një buzëqeshjeje, një fjale të mirë, një veshi që na dëgjon, një komplimenti të sinqertë apo dhe veprimit më të vogël të përkujdesjes, gjithsecila ka fuqinë të të ndryshojë jetën. —Leo Buscaglia (1924–1998)

S’mund ta bësh shumë shpejt një mirësi, pasi s’mund ta dish kurrë sa shpejt mund të jetë shumë vonë. —Ralph Waldo Emerson (1803–1882)

Një person që është i sjellshëm me ty, por i pasjellshëm me kamerierin nuk është një person i mirë. —Dave Barry (b. 1947)

Duke filluar nga sot, trajtoji të gjithë që takon sikur ata do të vdesin në mesnatë. Jepu atyre gjithë kujdesin, mirësinë dhe mirëkuptimin që ti mund të kesh, dhe bëje pa pritur asnjë shpërblim. Jeta jote nuk ka për të qenë më kurrë e njëjta. —Og Mandino (1923–1996)