Kur vajza e vogël ishte foshnjë, çdo natë e vija në gjumë në shtratin e saj. Ndonjëherë ishte një punë e lehtë dhe e vogla ime e lodhur flinte brenda pak minutash; ndonjëherë ishte një përballje e fortë e kokëfortësisë së saj kundër simes. Por gjithmonë, si përfundim, ajo binte paqësisht në gjumë. (Mami fitonte!)

Ky gjumë i ëmbël do të zgjaste mjaftueshëm sa unë të shkoja në shtrat dhe të shihja ëndrrën time të ëmbël. Pastaj, si gjithmonë, vogëlushja do të zgjohej dhe do të vendoste se ishte koha të shkonte në shtratin e mamit dhe babit.

Ajo do të dilte nga shtrati i saj, gërmonte të gjitha artikujt që ajo i konsideronte të rëndësishme dhe vinte në shtratin tonë. Ajo do të zgjonte një prej nesh me përkëdhelje dhe ankesa, “Do fle në kravatin tënd.” Ne gjithmonë pranonim dhe e ndihmonim atë në procesin e “rehatimit”. Na kalonte neve të gjithë gjërat e saj: biberonin e saj, jastëkun e vogël, batanije, kukullën, kafshët e pellushit etj. Sapo bëhej pushtuesja kryesore e krevatit, binte përsëri në gjumë, zakonisht me fytyrën e saj ngjitur me njërën nga tonën. Kjo ishte historia jonë e çdo nate për vite me radhë.

Ky ritual i vogël dhe i ëmbël ishte si një ilustrim i përditshëm i dashurisë së Zotit për mua. Unë e shihja veten si fëmijë, e pambrojtur dhe pa pasur asnjë ide, duke u përpjekur të bartja të gjitha gjërat që mendoja se ishin kaq të rëndësishme, në krahët e Zotit. Dhe Zoti ndiente veç butësi ndaj meje dhe dëshiron vetëm të më ngushëllojë dhe të më përkrahë. Ai nuk është mërzitur kurrë me mua, ashtu siç nuk kemi ndjerë kurrë asgjë tjetër veçse dashuri ndaj mysafirit tonë të natës.

Unë ende e kujtoj me mall ëmbëlsinë e atyre netëve, momenteve me vajzën time dhe mënyrën se si Zoti e pëshpëriti dashurinë e Tij për mua. Ai më tregoi se, ashtu si vajza ime e vogël nuk hezitoi të futej pa ftesë në hapësirën tonë dhe të na i tregonte nevojat e saj, pa pasur frikë nga refuzimi, unë mund të bëja të njëjtën gjë me Të.