Një nga kujtimet e mia më të bukura të fëmijërisë, është kur shtrihesha në stolin poshtë pemës së rrushit të gjyshes në ditët e nxehta të verës dhe përtypja rrush të freskët. Vite më vonë, kur po shpërngulesha në një vresht në Itali, unë përfytyrova një sërë stolash të rehatshme ku do të shtrihesha. Për habinë time, ne arritëm në një vend plot me fusha të djerra. Vetëm majat më të ulëta të kashtës shfaqeshin mbi rrënjët. Më kanë shpjeguar se hardhitë priteshin përsëri deri në bazë çdo vit pas korrjes, për të rritur prodhimtarinë e tyre. Nuk ishte pamje e bukur, por ishte një fushë produktive.

Kur fillonte sezoni i rritjes, isha e mrekulluar se sa shpejt rrënjët i jepnin jetë hardhive të reja nën diellin e ngrohtë Tuskan. Degët e tyre depërtonin shpejt nëpër fushë, dhe aty ku kishte qenë tokë e djerrë, papritur rriteshin degë të reja dhe rrushi i gjelbër që do të prodhonte një verë të mrekullueshme.

Kur kujtoj Tuskanën, më vjen ndërmend Gjoni 15: “Unë jam hardhia e vërtetë dhe Ati im është vreshtari. Çdo shermend që nuk jep fryt në mua, ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt.” 1

Jam një kopshtare shumë e varfër sepse urrej t’i krasis bimët e mia. I lë shkurret e trëndafilave të rriten deri në gjatësi të çuditshme. E përzë çdo makineri prerëse që më vjen në derë që të krasisë pemët tona. I lashë bimët e mia shumë vjeçare të rriteshin të lira. Më pëlqen rritja në arrati e gjërave të gjalla dhe nuk më pëlqen të jem gjykatësja që përcakton se çfarë duhet prerë.

Por është goxha e qartë tek Gjoni 15 që Zoti di rreth krasitjes së hardhive. Nëse nuk kanë prodhimtari, Ai i pret. Kur kanë prodhimtari, Ai i krasit. Në secilin rast, Ai vepron.

Ka raste kur qilimi poshtë nesh griset, dhe Ai është gjithçka që na mbetet mbi të cilin të qëndrojmë. E papritura na befason për një lak; tragjedi, sëmundje, tradhti ose dështim që na jep një grusht pinjoll, dhe ne ndiejmë të gjitha ato degë të bukura plot gjethe që shkëputen, derisa e gjitha të mbetet drizë, rrënjë e copëtuar që i ngjan një toke të djerrë.

Por më pas, vjen koha e duhur. Dielli perëndon. Bien shira. Ne kuptojmë që kemi gjithçka që kemi nevojë tek Ai, dhe mrekullia e një jete të re dhe lulëzimi nis.

  1. Gjoni 15:1–2