Para se të nisja ditën duke bërë gjërat e një liste të gjatë porosish, ndalova për gjysmë ore leximi përkushtimi, lutjesh dhe reflektimi. Bibla ime u hap te kapitulli 11 i Hebrenjve, i cili quhet gjithashtu edhe Kapitulli i Besimit. Kur lexoja si besimi, përmes mrekullive të pabesueshme, kishte punuar mes epokave, kuptova se shumë prej këtyre vlerësimeve i përshtatet edhe jetës sime. Meqenëse sapo kisha mbushur 60, kaloja kohë duke reflektuar pas në të shkuarën, në rrugën e besimit që kisha udhëtuar deri më tani, dhe krijova Kapitullin tim të Besimit:

Përmes Besimit, pata fuqinë të përballoja shumë sfida që jeta solli në rrugën time.

Me Besim, 20 vite më parë unë ndërmora një aventurë në Afrikë, dhe Zoti nuk më la në baltë te asnjë nga premtimet e Tij, në lidhje me sigurinë time.

Besimi më mbushi me durim të përballoja një sëmundje kronike dhe më solli njerëzit e duhur në rrugën time të cilët më ndihmuan.

Përmes Besimit, cikli i të dhuruarit që nisa shumë vite më parë ka vazhduar, është rritur dhe ka frymëzuar të tjerët të më bashkohen, dhe asnjëherë nuk kemi pasur mungesa.

Me Besim, problemet financiare u kapërcyen dhe pengesat u lanë mënjanë. Kur retë e errëta mbulonin rrugën time, ato përhapeshin në kohën e duhur dhe pamja para bëhej sërish e qartë.

Kur arrita në udhëkryqet më të mëdha të jetës sime, Besimi më shtyu drejt drejtimit të duhur.

Në kohë zhgënjimi, kur Besimi ishte i dobët, drita e Fjalës së Zotit e rigjallëronte flakën e tij dhe rindizte shpresën e re.

Përmes Besimit, dhimbja e sjellë nga humbja e një fëmije shërohej, dhe unë gjeta ngushëllim në Fjalën e Zotit.

Besimi forcohej përmes lutjeve duke krijuar mrekulli, ndërtonte ura aty ku nuk kishte, dhe krijonte mundësi aty ku dukeshe i humbur.

Besimi sjell fitore mbi sëmundjen dhe kundërshtimet, duke i kthyer pengesat në mundësi të arta.

Besimi hedh dritë në cepat më të errët të udhëtimit të jetës dhe ndriçonte përmes çdo tuneli.

Përmes besimit, një shoqe u shërua nga kanceri dhe mblodhi fuqitë të ngushëllonte të tjerët po ashtu të prekur nga sëmundja.

Besimi sjell një vizion të ri kur gjithçka të duket e humbur.

Përmes besimit, zemrat e ngurtësuara u zbutën, shpirtrat e humbur u shpëtuan, dhe depresioni u shërua.

Besimi ka qenë fija e artë në tapicerinë e jetës sime dhe ka provuar përsëri se është e mjaftueshme për të qetësuar çdo stuhi. Nëse ka humbur gjithçka, veç besimit në Zot dhe mirësisë së tij, nuk do të kishte asnjë humbje.