Jezusi tregoi një histori mbi faljen që më ngacmon zemrën dhe ndërgjegjen sa herë që e dëgjoj. 1 Tregon historinë e një mbreti të mirë, llogaritari i së cilit i solli në vëmendje se një nga shërbëtorët e tij i detyrohej një shumë të madhe parash, një shumë e konvertuar në miliarda dollarë, po të matej me valutën e sotme. Një shumë aq e madhe saqë shërbëtori s’kishte asnjë mundësi ta paguante ndonjëherë borxhin.

Mbreti thirri shërbëtorin dhe i kërkoi ta shlyente. Kur shërbëtori i tha mbretit se ai s’mund ta shlyente borxhin, mbreti urdhëroi që familja e shërbëtorit të shiteshin për skllevër derisa të paguhej borxhi. Shërbëtori u përgjërua për mëshirë, dhe zemra e mbretit u prek dhe ai ia fali borxhin. S’pati plan pagese, s’pati gjoba, por një larje të plotë llogarish. Shërbëtori ishte i lirë, një njeri pa borxhe. Ma merr mendja se ai është ndier siç ndihem unë, kur bëj pagesën e fundit të hipotekës, vetëm se shumë më mirë!

Por ngazëllimi i këtij shërbëtori qe e shkurtër. Teksa po largohej nga oborri i mbretit, ai takoi një të njohur, i cili i detyrohej para, rreth sa paga e një muaji. Duke harruar disi mëshirën e madhe që sapo kishte marrë, shërbëtori nuk ndjeu fare dhembshuri dhe kërkoi shpagim për borxhin që i njohuri i kishte, duke e dërguar atë në burgun e borxhlinjve.

Një nga miqtë e mbretit që i dëshmoi këto ngjarje, raportoi gjithçka te mbreti. Shërbëtori u soll përsëri përpara mbretit.

“Si ka mundësi që fale, kur more vetë kaq shumë mëshirë?” Mbreti qe i inatosur. “Do të të flak në burg, derisa të paguash çdo qindarkë të borxhit tënd!” Ma merr mendja se mbreti e ka liruar më pas, njeriun që i detyrohej një shumë të vogël parash shërbëtorit dhe e ka falur borxhin e tij, sepse mbreti kishte një zemër të mirë.

Sa herë e dëgjoj këtë histori, për fat të keq, e shoh veten në veprimet e shërbëtorit. Shpesh herë jam si shërbëtori që nuk falte. Nëpërmjet vdekjes së Jezusit në kryq, Ai lahu gjynahet dhe më fali për mëkatet e mia. Thjesht s’ka kuptim të mos i falësh ata që kanë bërë gabim kundrejt meje, kur unë kam marrë aq shumë herë falje. “Kujt iu dha shumë, do t’i kërkohet shumë.” 2

  1. Shih Mateu 18:21–35.
  2. Luka 12:48