Krishtlindja po afrohet, dhe unë kam menduar mbi dritat shumëngjyrëshe, pemët e Krishtlindjes, dhuratat, këngët e Krishtlindjes, zilet e kishës, dhe mbi më të rëndësishmen, mbi lindjen e Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit. Dhe për arsye të panjohura, kam menduar për ëmbëlsirën shumëngjyrëshe në formën e fjongos, pikat e çokollatës, kallam sheqeri, qershi të mbuluara me çokollatë, dhe karamele katrore sheqeri të Krishtlindjeve të fëmijërisë sime.

Nuk do të shijoj asnjërën prej tyre këtë vit. Hoqa shumë nga stomaku vitin e kaluar, për shkak të sëmundjes, dhe ajo m’i ka hequr ëmbëlsirat përgjithmonë nga dieta ushqimore. Megjithatë, unë nuk ndihem e shkurajuar, sepse kam gjetur diçka akoma më të ëmbël. Unë shijoj shoqërinë e familjes dhe miqve të mi. ndihem mirënjohëse për shëndetin tim të përmirësuar dhe që mund të udhëtoj pa pasur frikën se mos kam nevojë për një transfuzion emergjent ose papritur e papandehur të më mbarojë oksigjeni. Çdo ditë, shijoj mirësinë e Zotit, ndërkohë që përjetoj mëshirën, mrekullinë dhe bekimet e tij. Ato gjëra plotësojnë tani dëshirat e mia të ëmbla. Nuk më mungojnë fare ëmbëlsirat.

Ëmbëlsira ime e zakonshme këtë Krishtlindje përfshin gjithashtu të kujdesem për qenin; ëmbëlsinë e fytyrës së gjyshes teksa sheh timen; të mbaj dorën e tim shoqi dhe ta dëgjoj teksa thotë që është i lumtur që është martuar me mua; time bijë kur thotë se më vlerëson; miqtë mirëdashës; vizitat e mira tek mjeku dhe rezultatet e mira të testeve; bukurinë e qiellit të natës në dimrin e safirët; dhe pafajësinë e drerit të hijshëm, gjelave të egër dhe jetën e egër që lulëzon këtu.

Dikur vdisja për krem karamelin tim të Krishtlindjeve! Por në vend të marr “gostinë e Krishtlindjes” që vjen me të ngrënin e tepruar, këtë vit do të përhap harenë e Krishtlindjes. Kur mendoj për energjitë e mia të ripërtëritura dhe thesaret që kishin mbetur në hije për vite të tëra nga shëndeti i lig, e di që Zoti po më jep shanse të reja në jetë. Nuk do t’i lë ato dhurata të shkojnë dëm. Do ta përdor atë energji për të shmangur vetë disa “Ëmbëlsira Krishtlindjeje”.

Të gjithë duam gjëra të mira në jetën tonë. Dhe i kemi. Thjesht duhet të hedhim sytë vërdallë dhe t’i vlerësojmë ato. Llastoje veten këtë Krishtlindje! Duaje jetën dhe Zotin e dashur që e krijoi atë. “Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti!” 1 Nuk do t’ju shëndoshë apo kalbë dhëmbët tuaja. Do t’i bëjë zemrës suaj më mirë se operacioni i bajpasit, dhe do t’ju heqë vite të tëra nga supet. Nuk do t’ju rrisë nivelin e sheqerit në gjak, por do të rrisë shpresën në shpirtin tuaj.

Akoma më mirë, ji një ëmbëlsirëbërës, një nxitës i veprave të vogla të konsideratës dhe të mirësisë, gjërat që krijojnë kujtimet e ëmbla. Lejo “dashamirësinë kundrejt tjetrit” të ëmbëlsojë sezonit tënd të Krishtlindjes. Shijoje dhe ndaje atë.

  1. Psalmet 34:8