Ndonjëherë, heronjtë më të mëdhenj janë në fakt, të vegjlit e palavdëruar që  jetojnë jetën e tyre me kurajë të qetë. Me shembullin e tyre, ata lënë gjurmë që nuk fshihen. Edi është njëri prej tyre.

Çdo të shtunë në mëngjes, unë punoj vullnetare në pavijonin e fëmijëve të një qendre ku trajtohet sëmundja e kancerit, duke i mësuar anglisht stafit, pacientëve dhe prindërve. Përpiqem gjithmonë ta bëj mësimin argëtues, duke përdorur këngë optimiste dhe lojëra, ndaj, orët e mësimit janë koha që ata presin me padurim dhe që i ndihmon ta heqin mendjen nga dhimbja e tyre, edhe pse vetëm për pak kohë. Edi gjithmonë më ndjek gjithmonë me vëmendje, me sytë e mbushur plot interes.

Javën e shkuar, Edi kishte shkuar në dhomë para se të fillonte mësimi, si zakonisht. Ishte shumë i gëzuar, po këndonte me entuziazëm dhe po u bashkohej lojërave, kështu që, nuk i kushtova vëmendje një fashë të re në pjesën e poshtme të këmbës së tij të djathtë. Në fakt, nuk e vura are derisa dikush nga stafi përmendi se Edi sapo ishte kthyer nga spitali ku i kishin amputuar edhe 10 centimetra nga këmba e tij. “Mjekët shpresojnë ta kenë hequr të gjithë kancerin këtë herë,” tha ajo.

Pashë sesi e rrotullonte veten ngado, duke ndërvepruar i gëzuar me fëmijët e tjerë dhe mamanë e tij, dhe unë u mahnita nga fuqia e tij e shpirtit. Edi është vetëm 12 vjeç dhe prindërit e tij janë fermerë nga një fshat aty afër. Ata e duan pa masë djalin e tyre dhe i dhanë atij shumë dashuri dhe mbështetje morale, dhe si rezultati djaloshi e mori veten nga amputimi i dytë me kurajë dhe me një qëndrim pozitiv.

Më vonë, duke u kthyer në shtëpi, vura re një nga vathët rrethorë të argjendtë që kisha veshur atë ditë ishte zhdukur. U dëshpërova paksa, duke menduar, Ja ku jam, duke u përpjekur të bëj një gjë të mirë dhe në përpjekje t’u ngre moralin pacientëve të kancerit dhe ja ç’më ndodh! Kërkova në dhomën time, më pas, në të gjithë shtëpinë dhe rrugicën aty afër. Prapë, nuk e gjeta vathin.

Më pas, u ndjeva keq për shfryrjen e nervave. Thuajse mund ta dëgjoja një zë të qartë që thoshte, Sot, ti humbe vathin tënd të preferuar, kurse Edi humbi 10 centimetra nga këmba e tij!

Sipas Biblës, nuk humbet gjë në mbretërinë e Zotit. Një ditë, gjithçka do të rikthehet dhe Zoti do të thajë çdo lot nga sytë e tyre. 1 Ndërkohë, jam e sigurt që kuraja e qetë dhe trimëria e Edit këtu në tokë, do të frymëzojë të tjerë të vlerësojnë bekimet e tyre.

  1. Shih Zbulesa 21:4.