Çdo vit në Krishtlindje, unë dhe shoqja ime Ira mblidhemi së bashku për të mbledhur çorapet e Krishtlindjes për jetimët në dy jetimore aty pranë. Kjo na fal shumë lumturi, pasi të dyja jemi larg familjeve tona për Krishtlindje.

Kishim caktuar një hapësirë të vogël montimi në dhomën time të ndenjjes dhe sapo kishim përfunduar vendosjen e artikujve të ndryshëm të tualetit, peshqirët, karamele Krishtlindjeje, etj., në çorapet e fundit – një për secilin jetim.

Duke parë përreth, vumë re se kishte mbetur saktësisht një nga çdo artikull.

“Mund t’i marrësh ti” – tha Ira.

“Unë jo!” Qesha. “Nuk kam nevojë për asgjë nga ato.”

Kështu materialet shtesë u lanë në një grumbull të vogël në tavolinën e kafesë.

Mbaruam së paketuari çorapet në kuti dhe i ngarkuam në makinën e Irës që ajo t’i dorëzonte në jetimore.

“Me siguri, do të lumturohen shumë fëmijë aty,” buzëqesha teksa e përshëndeta me dorë.

Atë mbrëmje, pasi ishin dorëzuar të gjitha çorapet, një anëtar i stafit në një nga jetimoret më dërgoi një mesazh: “Thjesht po të njoftoj se na ka ardhur një djalë të ri që nga hera e fundit kur ishe këtu.”

Oh, mos! Mendova. Ata do të jenë një çorapë mangët! I shkreti djalë!

U ktheva dhe pashë sendet e mbetura mbi tavolinë.

Sigurisht, kishte mbetur fiks një nga të gjitha! Mblodha shpejt edhe një çorapë dhe e dërgova në jetimore.

Kjo është e mahnitshme! Mendova. Jezusi e dinte që më parë për djalin e ri jetim. Ai thjesht po priste që ne ta zbulonim!

Zoti ishte aq i shqetësuar për atë djalë të sapoardhur, saqë u sigurua që të mos harrohej në Krishtlindje. Dhe Ai e do aq shumë secilin prej nesh, saqë dërgoi Birin e Tij të vetëm për të na shpëtuar.

Për këtë është Krishtlindja!- Jo për dhuratat, festimet, apo edhe çfarë mund të bëjmë për të tjerët. Krishtlindja është e gjitha për dashurinë e Zotit, një dashuri që është aq personale sa asnjë person nuk harrohet, madje as një jetim.