Bibla na mëson se jemi përgjegjës të bëjmë më të mirën tonë me talentet dhe aftësitë që na ka dhënë Zoti. 1 Ai na ka besuar aftësitë, burimet, kohën, energjinë, mendjen dhe shpirtin, dhe ne do të zbulojmë kënaqësitë më të mëdha kur t’i investojmë ato në gjërat që e kënaqin Zotin dhe që lidhen me planin e Tij.

Sigurisht që ka shumë mënyra për ta bërë këtë. Zoti i jep dhunti të ndryshme secilit prej nesh, dhe gjithsecili prej nesh nxjerr në pah veten dhe personalitetin e tij unik. Bibla na jep disa ide: “të kujdesesh për jetimët dhe vejushat në pikëllimin e tyre,” 2 t’i japim të uriturve, të vizitojmë të burgosurit, 3 të jemi një shembull i Krishtit në vendin tonë të punës, 4 etj. Veç kësaj, gjetja e rrugëve të tjera për të shërbyer, mënyra si të ruajmë dhe të rrisim krijimin e Zotit, mund të zbehet nga ato që dimë për karakterin e Zotit.

Kur i bëjmë këto gjëra, mund të mbështetemi tek premtimi i Zotit se puna jonë nuk është e kotë. “Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit, duke ditur se nga Zoti do të merrni shpërblimin e trashëgimisë, sepse ju i shërbeni Krishtit, Zotit 5

Artikujt në këtë numër të Activated ju japin më shumë ide se si “të përhapim Jezusin” tek ata përreth nesh. Ndërkohë, mos harroni se përveç përgjegjësive tona kundrejt familjes dhe shoqërisë, ne kemi gjithashtu edhe përgjegjësi me veten. Siç e shtron edhe autorja Eleanor Brownn, “Çlodhja dhe kujdesi për veten janë shumë të rëndësishme. Kur merr kohë të plotësosh shpirtin tënd, të lejon t’i shërbesh të tjerëve nga bollëku. Nuk mund t’i shërbesh nga një enë e zbrazët.” Është një kujtues i mirë, për të mbuluar gjithë bazat tona.

  1. Shiko Alegoritë e Talenteve në Mateu 25:14–30.
  2. Jakobi 1:27
  3. Shiko Mateu 25:35–36.
  4. Shiko Kolosianëve 3:22.
  5. Kolosianëve 3:23–24